Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fatjon Dauti/ Shkelmoi derën në PD, kush është mbështetësi i Berishës?

16:05 / December 21, 20215 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0eb05484 d89f 4a00 b897 1807856d9c3d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatjon Dauti u akuzua sot nga Partia Demokratike se, i nxitur nga Flamur Noka goditi me shqelm derën e sallës së mbledhjeve të selisë blu.

Por kush është i akuzuari?

Mediat britanike i kanë kushtuar në qershor një artikull një shqiptari që njihej me nofkën “B9”, por që emrin e vërtetë e ka Fatjon Dauti (Dautaj).

“Sunday Ekspress” dhe “Ekspress.co” shkruajnë se Dauti është një 36-vjecar mbi të cilin rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike. Ai është dëbuar nga Britania e Madhe. Pikërisht në këtë vend, Dauti ka marrë dhe epitetin “Boss krimi”, si dhe lakohet për “përmbytjen e vendit me hashash dhe kokainë”.

Për Dautin kishte një urdhër që identiteti i tij të mbahej i fshehtë dhe të identifikohej vetëm si “B9”, por Gjykata e Apelit e shfuqizoi urdhrin.

Dauti, me origjinë nga Hasi, përfitoi rezidencë të përkohshme në vitin 2012, pasi ishte martuar me një letoneze. Leja iu bë e përhershme në gusht të 2017-s, por Home Office e revokoi në shtator të 2019-s, bazuar në informacionet e inteligjencës së Agjencisë Kombëtare të Krimit, NCA, që po hetonte rrjetin kriminal, por nuk ishte në gjendje që të ngrinte akuza ndaj tij. Vetë Dauti, sipas medias britanike, ka mohuar përfshirjen në krim dhe gjatë apelimit insistoi se për marrjen e vendimit kundër tij u përdor njohja sociale apo lidhja fisnore që mund të kishte me disa prej anëtarëve të këtij rrjeti.

Kjo përfshinte kushëririn e tij Alket Dauti, 33-vjeçarin e arrestuar nga oficerët e NCA në Qershor të 2018-s në Penge, në jug të Londrës, 2 muaj pas takimit që kishte pasur me Dautin, përpara se të ekstradohej drejt Belgjikës, në Janar të 2019-s, ku vuan aktualisht dënimin me 10 vjet heqje lirie për trafik të qenieve njerëzore.

Në Mars, gjykatësit e SIAC pranuan pretendimet e Home Office dhe NCA se Dautaj do të vijonte të ishte i përfshirë në aktivitet kriminal dhe do të ishte kërcënim serioz për sigurinë e qytetarëve britanikë, nëse do të lejohej të qëndronte në këtë shtet. Në gjykatë u zbulua se ai kishte vetëm një llogari bankare, me të ardhura të limituara, megjithatë shijonte klubet e natës, veshjet luksoze e makinat më të fundit si Bentley, Range Rover dhe Jaguar. Apeli gjithashtu u njoh me një sulm të ndodhur jashtë një klubi nate ndaj një bullgari, orët e para të 21 Tetorit 2012, kur roja u godit me thikë afër zemrës, por arriti të mbijetonte. Në videot e sigurisë shfaqej pikërisht Dauti, duke u përleshur me personin në fjalë dhe menjëherë pas ngjarjes, 36-vjeçari u kthye në Shqipëri.

Në Tiranë ai ra pre e një atentati të ndodhur në Piano Bar-in në pronësi të tij në rrugën e Elbasanit, më 15 Shtator të 2013-s. Ndaj tij u qëlluan 7 plumba dhe Dauti mbeti i plagosur në këmbë. Lajmi u pasqyrua gjerësisht në mediat tona dhe në to thuhej se pas këtij atentatit dyshohej se fshiheshin konfliktet për aktivitetet kriminale në Londër, ose për hakmarrje.

Më pas, Dauti u arrestua e akuzua pasi u kthye në Britani, por stafi i rojeve tërhoqi padinë ndaj Dautit, sepse i druheshin këtij të fundit. Në Mars të 2013-s, çështja u pushua për mungesë provash. Vetë Dauti tha se kishte qenë prezent në vendngjarje, por nuk kishte pasur lidhje me plagosjen. Në seancën dëgjimore të SIAC, 36-vjeçari argumentoi se dëbimi nga Britania i shkaktonte atij dhe bashkëshortes stres të madh dhe se ai dëshironte që të vijonte jetën me të në Britani.

Gjatë një seancë dëgjimore në 2017-n, një zyrtar i NCA tha se Dauti konsiderohej si “lideri” i rrjetit kriminal shqiptar. Ai tha se gjatë hetimeve ishin arrestuar disa persona, sekuestruar disa kilogramë kokainë dhe ishin ndaluar disa emigrantë të jashtëligjshëm, por nuk kishte prova të mjaftueshme për të bërë të mundur arrestimin e Dautit. Sipas zyrtarit, fakti që Dauti ishte në gjendje të qëndronte ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar i dha atij një status më të lartë se kriminelët e tjerë që ishin në këtë vend në mënyrë të jashtëligjshme.

Dauti u dëbua nga Britania pasi humbi apelin që kishte bërë ndaj Komisionit Special Apelues për Emigracionin, SIAC, për kartën e tij të rezidencës, që iu hoq nga Home Office, departamenti përgjegjës për emigracionin, sigurinë, ligjin dhe rendin, por emri i tij u mbajt i fshehtë deri më tani.

Vetë 36-vjeçari argumentoi para autoriteteve britanike se ndonëse nuk ishte i përfshirë në krimin e organizuar, nëse do të identifikohej me emër, ata që ishin pjesë e bandave mund të besonin vërtetë se ishte, duke e bërë kështu objektiv të mundshëm për kriminelët me interesa të forta në pazaret e drogës.

Mediat britanike shkruajnë se ishte në interesin e publikut për të mësuar identitetin e tij, për shkak të akuzave për lidhje me trafikun e qenieve njerëzore, që mund t’i japë atij mundësinë që të rifutet ilegalisht në vend dhe duke qenë se emri i tij ishte i njohur në Shqipëri që prej 2013-s kur u plagos në atentat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës, ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve

14:39 / September 21, 2026

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 2026

Studentët e Kosovës marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kundër aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara

12:15 / September 21, 2026

“Anëtarësimi në BE është prioriteti i prioriteteve tona” – Peleshi: Më 28 shtator mbahet Konferenca Ndërparlamentare

12:12 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.