Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Shehaj: AKSHI, tendera sekretë dhe pa transparencë, përfituesit kompani të lidhur me pushtetarë

14:10 / December 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2020 01 23 at 2.15.24 PM 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD Agron Shehaj deklaroi se në dy vitet e fundit Thesari i Shtetit ka paguar 30 mln dollarë për tendera sekretë, pjesë dërrmuese e të cilëve janë zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Sipas tij, këta tendera janë fituar nga një grusht kompanish të lidhur ngushtë me pushtetarë të lartë, teksa thotë se 7 mln euro nga tendera sekretë janë marrë nga kompania e themeluar nga Ilir Beqaj dhe një tjetër po e lidhur me pushtetarët.

Shehaj thekson se të vetmet gjëra që AKSHI mban sekrete në mënyrë rigoroze janë tenderat, ku abuzohet me paranë publike, ndërsa mesazhi për prokurorinë nga dalja Rama-Karçanaj është i qartë: Mos hetoni!

POSTIMI I PLOTË

Në dy vitet e fundit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, thesari i shtetit ka paguar 30 milionë dollarë për tendera sekretë.

Pjesa dërrmuese e tyre janë tendera të zhvilluar nga AKSHI, pa garë dhe pa transparence, dhe përfituesit më të mëdhenj të këtyre parave janë një grusht kompanish të lidhura ngushtë me pushtetarë të lartë dhe familjarë të tyre.

Dy nga kompanitë që kanë marrë 7 milionë euro nga tenderat sekretë të AKSHI-t janë FASTECH-u i famshëm i themeluar nga Ilir Beqaj dhe Advanced Business Solutions, një kompani me lidhje te ngushta me pushtetarët.

Pra kompanitë e miqve të qeverisë dhe ish-ministrave marrin miliona dollarë nga buxheti i shtetit në tenderat sekretë të AKSHI-t, dhe argumenti se si AKSHI justifikon këto tendera sekretë është ai i sigurisë së të dhënave.

Sot të gjitha të dhënat sensitive të qytetarëve dhe biznesit, pagat e tyre, numrat personalë, etj, kanë dalë në pazar.

Të vetmet gjëra që AKSHI mban sekrete në mënyrë rigoroze janë tenderat, ku abuzohet me paranë publike. AKSHI është institucioni shtetëror i ngarkuar nga ligji për menaxhimin dhe sigurinë e gjithë infrastrukturës shtetërore të IT-së.

Sot drejtoresha e AKSHI-t dhe i gjithë stafi i saj përgjegjës për sigurinë e të dhënave duhet të ishin persona nën hetim dhe do duhej t’u ndalohej hyrja në zyrë për të shmangur prishjen e provave.

Në vend të kësaj, pas pak drejtoresha e AKSH-it do të dalë para mediave bashkë me kryeministrin për të mbrojtur tenderat sekretë që u jep kompanive të pushtetarëve dhe familjarëve të tyre. Dhe mesazhi për prokurorinë nga kjo dalje është e qartë. Mos hetoni. Se pas AKSHI-t është qeveria. Pas tenderave korruptive të AKSHI-t janë qeveritarët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026

Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

16:22 / August 6, 2026

Reforma Territoriale/ Udhëzimi i PD për degët: Strukturat në degë të mblidhen urgjentisht brenda javës, për të kundërshtuar draftin e PS

14:53 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.