Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Banesat për të prekurit nga tërmeti, Rama: S’jemi më të mirët, por më të mirë se ne s’ka

16:47 / December 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kavaje termet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë, ku u dorëzuan 97 banesa e reja, në një pallat të rindërtuar për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kreu i qeverisë e cilësoi si një premtim të mbajtur, teksa theksoi se qëllimi ishte ringritja nga ajo fatkeqësi.

‘Këtu jo vetëm që janë bërë gati 97 apartamente, por janë bërë gati 97 banesa më të mira, më të bukura dhe kur erdha po shikoja pallatin përballë e po imagjinoja sesi tani komshinjtë do rrinë duke i parë sikur ata të shkretë kanë faj që nuk u ka rënë tërmeti aty. Por ky ka qenë edhe qëllimi që ne të ringrihemi dhe të bëhemi më të fortë. Me kujtim, me humbjet tragjike të jetëve sot ne po i kthejmë pjesë-pjesë të gjitha familjet në shtëpi, pas një periudhe të vështirë. Jam shumë i lumtur që shikoj këtu, gjyshe, fëmijë të vegjël që do t-i thonë gëzuar njëri-tjetrit në një shtëpi të re dhe mbase do mendojnë kush e di kjo politikë dhe këta politikanë nuk janë të gjithë njësoj. Ne nuk jemi më të mirët e mundshëm, por më të mirë se ne nuk do shihni.

Një gjë për ata që presin të kthehen në shtëpi, por do të kthehen në lagje të tëra të ndërtuara. Kjo do akoma kohë. Gjithçka kam thënë do të jetë deri në fund ashtu siç e kam thënë. Zotimet nuk arrihen të mbahen aq shpejt, por kurrë mos mendoj askush se unë i them fjalët për të kaluar radhën. Nëse disa gjëra nuk bëhen në kohën e premtuar kjo vjen për arsye objektive.

Në Itali ka akoma njerëz në kabina prej 12 vjetësh. Për mua ka qenë prioritet i prioriteteve. Me këtë rast sot janë 97 familje më pak në mendimet e mia nesër”, deklaroi Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata në vend dhe vizita në SHBA, Rama mesazh sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

11:01 / September 27, 2026

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.