Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Afgani rrëfen jetën në Shqipëri: Jam me fat që ika nga talebanët. Zgjohem çdo ditë me

10:45 / December 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
imrs 3 770x433 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Washington Post” ka intervistuar disa afganë, të vendosur në vende të ndryshme të botës, pas marrjes së pushtetit në Afganistan nga talebanët.

Mes intervistave që sjell prestigjiozja amerikane është edhe një familje afgane e strehuar në Shqipëri, përkatësisht në Lezhë. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Miraq Popal, dhe familjen e tij, të cilët siç shprehen për “Washington Post”, zgjohen çdo ditë në Shqipëri me sytë nga deti.

“Unë jam me fat”, thotë Popal, “të paktën kam mundur të largohem dhe shpresoj të filloj një jetë të re”.

Në shkrim, “Washington Post” shkruan se Shqipëria po strehon përkohësisht 2400 afganë që ikën nga vendi i tyre për shkak të sundimit të talebanëve, teksa janë në pritje për t’u vendosur në një vendbanim të përhershëm. Popal ka aplikuar për një vizë në Kanada dhe po pret ende një përgjigje. Deri më tani ai nuk ka dëgjuar që asnjë afgan të jetë larguar nga Shqipëria.

Popal është i emocionuar për shkak të kujdesit që po merr ai dhe familja e tij, por i mungon shtëpia me 7 dhoma në Kabul, me një oborr të madh, ku bashkë me të afërmit e tij mblidheshin për të organizuar festa.

Në Shqipëri, ai bashkë me familjarët e tij, është i vendosur në dy dhoma, ku duhet të vendosen për të fjetur ai, gruaja dhe tre fëmijët e tyre. Njërën prej tyre kanë vendosur ta shndërrojnë në një kuzhinë, ku siç shprehet ai, gatuajnë darka të thjeshta me domate, qepë dhe patëllxhanë.

“Kjo është jeta, duhet të pajtohesh me të”, thotë Miraqa Popal.

Popal dikur ka udhëtuar nëpër botë për shkak se mbulonte TOLONEWS, kanali më i madh i lajmeve në Afganistan. Pas gati katër muajsh në Shqipëri ai ka nisur punë për organizatën si redaktor titrash, Por ai kërkon të rikthehet në “fushë”, pasi puna nga interneti nuk i jep të njëjtin emocion.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.