Ish-kryeministri britanik Tony Blair do të mbajë nga data e sotme titullin “sir”. Ish-lideri laburist është emëruar nga Mbretëresha e Anglisë Elizabeta II me titullin “Order of Garter” në vlerësim të kontributit të tij shumëvjeccar në politikat dhe imazhin e Anglisë.
“Është një nder i madh. Ka qenë privilegj i jashtëzakonshëm që kam shërbyer si kryeministër i Anglisë. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë shërbyer në krahun tim në politikë, shërbimin publik dhe të gjithë sektorët e shoqërisë për përkushtimin ndaj vendit tonë”, deklaroi ish-kryeministri anglez.
