Skuadra matjane e Burrelit ka synime të qarta për merkaton e dimrit.
I këtij mendimi është tekniku Alert Alcani. Ai tha se këto ditë është kosultuar dhe ka bashkëbiseduar me shumë kolegë e menaxherë futbolli dhe është vënë në kërkim të lojtarëve cilësorë.
Jo vetëm lojtarë shqiptarë por edhe të huaj janë piketuar nga trajneri burrelas për t’iu bashkuar skuadrës.
“Kemi parë disa video lojtarësh të huaj dhe do t’i testojmë sapo të vijnë në “Liri Ballabani”. Ndoshta për 3 a 4 ditë të vendosim në se ata janë të dobishëm për ekipin tonë. Jemi në kontakte edhe me lojtarë të skuadrave të tjera në vend”, u shpreh Alcani.