Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Cristiano Ronaldo flet për jetën private, djalin dhe largimin nga Spanja

17:02 / March 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ronaldo 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ylli i futboollit Cristiano Ronaldo, e ka nisur mjaft mirë karrierën në Serie A, duke shënuar 19 gola, ai nuk ka arritur të jetë po kaq mbresëlënës edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, pasi deri më tani e ka shënuar vetëm një gol.

Ai mendon se Serie A është kampionati më e vështirë për sulmuesit, pasi në Itali është më e vështirë të shënosh gola, sesa në La Liga e në Premier League.

Ronaldo u largua nga Real Madridi gjatë merkatos verore, duke u transferuar në Torino për 117 milionë euro. Në Madrid, Ronaldo i kishte fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve brenda pesë sezoneve të fundit.

Megjithatë, Ronaldo pretendon se liga italiane është më e vështira për sulmuesit, pasi që klubet italiane e kanë prioritet mbrojtjen dhe nuk rrezikojnë duke lënë hapësira gjatë ndeshjes.

“Baraspesha është shumë pozitive. Ndihem mirë në nivelin individual. Ndihem se jam përshtatur me ligën italiane. Sipas mendimit tim, kjo është liga më e vështirë për sulmuesit, është një ligë me shumë cilësi. Nuk prisja që liga italiane të ketë këtë nivel të cilësisë”, ka thënë Ronaldo.

“Sipas mendimit tim, është më vështirë të shënosh në Itali sesa në Spanjë, sepse atje liga është më e hapur dhe ekipet rrezikojnë shumë. Ndërsa këtu, prioriteti është të mbrohesh mirë e pastaj të sulmosh. Unë kam luajtur dhe në Angli, por është më vështirë të shënosh në Itali”.

Ylli i Juventusit, ka folur publikisht për jetën private të djalit të tij më të madh dhe ka treguar se ai është plotësisht i lumtur, edhe pse nuk e njeh nënën e tij.

“Djali im nuk ka nevojë për një nënë, por vetëm për mua. Ta kesh një baba është mjaftueshëm”, ka thënë Ronaldo.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë gjithashtu foli për fëmijërinë e tij, duke e pranuar se nuk kishte qenë shumë i afërt me babanë e vet.

“Kur djali im të rritet, unë do t’i tregoj atij se çfarë kam bërë, si jam ndierë, gjithçka që më kalonte rreth mendjes”.

“Disa fëmijë nuk i takojnë kurrë prindërit e tyre, as nënën e as babanë. Ta kesh babanë është mjaftueshëm”.

djali Sapanja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fundi i një epoke? Neymar flet për tërheqjen pas eliminimit tronditës të Brazilit nga Botërori 2026

08:18 / July 6, 2026

Vendosi kualifikimin e Portugalisë, çfarë është teknologjia Trionda

11:51 / July 5, 2026

Sonte Franca sfidon Paraguain për një biletë në çerekfinale, Deschamps paralajmëron: Nuk është kundërshtar për t’u nënvlerësuar

14:47 / July 4, 2026

Zvicra mposht Algjerinë dhe siguron biletën për në 1/8-at, Xhaka shkruan historinë me rekord

09:31 / July 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.