Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

SPAK nis hetimet për “Pandora Papers”

14:10 / January 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pandora papers
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka regjistruar një  procedim penal dhe po heton transfertat ‘offshore’ në favor të një kompanie konsulence të regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat u ekspozuan me rrjedhjen e dokumenteve të “Pandora Papers”.

“Në kushtet kur hetimet vazhdojnë, nuk mund të japim informacion më shumë,” tha për BIRN koordinatorja për marrëdhënien me median në SPAK, Xhuljeta Krasta.

Bazuar në dokumentet e ‘Pandora Papers’, BIRN ekspozoi në tetor të vitit të kaluar se si kompania e konsulencës  “AL Energy Transmission’ përfitoi pagesa prej 3.6 milionë eurosh nga kompania boshnjake ‘Energoinvest’, e cila ndërtoi linjën e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës.

‘AL Energy Transmission’ është e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe drejtohet nga biznesmeni shqiptar, Vasil Kallupi.

Sipas dokumenteve të regjistrimit të kompanisë, përfituesi fundor i kësaj kompanie është një grua 40 vjeçare nga Tirana e quajtur Jola Duro. Ndërsa sipas planit të biznesit të kompanisë, të hartuar në shkurt 2013, përpara regjistrimit të saj, Duro listohet si menaxherja e zyrës dhe Kallupi si menaxher projekti. Në planin e biznesit shkruhet se kompania ka si partner, biznesmenin Vasil Kallupi dhe gruaja e tij rezulton të jetë tezja e Jola Duros.

Për disa njerëz në Shqipëri Kallupi njihet si ‘Vasili i Vienës’ për shkak se ai ka jetuar në kryeqytetin e Austrisë në vitet 1990 dhe njihet për lidhjet e afërta me ish-kryeministrin Fatos Nano.

Edhe pse nuk është e paligjshme, ekspertët paralajmërojnë se kur paratë transferohen nëpërmjet juridiksioneve ‘offshore’, risku i korrupsionit rritet./BIRN/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Aeroporti i Vlorës: Si u bllokua projekti 103.9 milionë euro dhe pse shteti po zgjidh kontratën

17:01 / August 5, 2026

Pjesa e raketës Falcon 9 e SpaceX përplaset me Hënën me 8 mijë km/orë dhe peshë rreth 4 tonë

15:21 / August 5, 2026

Harta e re territoriale, PS nis konsultimet me bashkitë: 60 ditë afat për të dhënë qëndrimin

14:21 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.