Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Atentati ndaj Diego Hanajt në Vlorë, zbulohen dy pistat e hetimit

20:49 / January 5, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto Screenshot 51607879324
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një atentat me armë zjarri ndodhi ndaj Diego Hanajt mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë. 36-vjeçari Hanaj ishte duke ecur në këmbë në momentin që është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa një plumb e ka kapur në dorë.

Burime për mediat bëjnë me dije se njëra pistë e hetimit ka të bëjë me faktin se i ati i 36-vjeçarit ka qenë i përfshirë në një vrasje, disa vite më parë.

Ndërsa pista tjetër është lidhja familjare e Hanajt me vëllezërit Ibrahimaj, pasi 36-vjeçari është kunat me Brahimajt (Isuf Brahimaj, u ekzekutua me shpërthim eksplozivi në vitin 2014).

Ndërkohë, policia ka gjetur 4 gëzhoja në vendin e ngjarjes dhe po kreh zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

Kush janë Brahimajt?

Isuf Brahimaj ishte dënuar me burg për trafik droge në Belgjikë. Gjykata e Anversës e ka dënuar dënoi me katër vite burg dhe 8250 euro gjobë tre shqiptarë sepse kishin asistuar në importimin e 23 kile drogë nga Amerika Latine nëpërmjet portit të Anversës.

Autoritetet doganore zbuluan drogën më 6 qershor 2009 në një kontejner frigorifer që mbante banane dhe që vinte nga Amerika e Jugut. Droga iu dorëzua personave por policia mbante nën vëzhgim anijen. Më 8 qershor zbuluesit panë katër njerëz që  i rrinin rrotull kontejnerit. Njëri prej tyre e hapi, ndërsa tre të tjerët e dërguan drogën në makinën e tyre. Policia arrestoi Isuf Kokajn (Brahimaj, 38), Indrit Kulaj (19) Flamur Lamaj (39) ndërsa një i katërt ia mbathi, duke i shpëtuar policisë.

Veç këtij rasti mësohet se Brahimaj ka vuajtur në Itali edhe një dënim prej 8 vitesh burg. Brahimaj i shpëtoi edhe një atentati të rëndë vitin e kaluar, në të cilin shpëtoi pa marrë dëmtime serioze. Gjithashtu edhe i vëllai i tij Ermal Brahimaj, i njohur ndryshe si Bashkim Brahimaj i ka shpëtuar më 31 gusht të 2013-s një atentati që ka ndodhur në po të njëjtin vend. Dëshmitarët treguan për policinë se shpërthimi ndodhi sapo mjeti tip “Mercedez- Benz” ishte futur në një lavazh dhe drejtuesi i mjetit doli nga automjeti. Nga ai mori plagë të ndryshme pa rrezik për jetën.

Eksplozivi ishte vendosur tek motori dhe dyshohet se është aktivizuar përmes telekomandimit dhe moskoordinimi i kohës ka bërë që ajo të shpërthejë në momentin kur pronari i saj sapo kishte dalë nga automjeti. Për atentatin e vitit 2013, policia ka vënë para akuzës vrasësin me pagesë Julian Sinanaj, i cili nuk ka bërë të ditur emrat e porositësve të vrasësve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një banesë në Korçë, dyshohet se u shkaktua nga bombola e gazit

16:21 / September 27, 2026

Rama: “Sot unë jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas”

15:38 / September 27, 2026

Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri

15:18 / September 27, 2026

Rama mesazh nga Rinasi: Masa ndaj kreut të SHISH ekstreme, u ekspozua një institucion i rëndësisë së veçantë

15:01 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.