Ndeshja Bolonja-Inter nuk u zhvillua pasi ekipi vendas nuk u paraqit pas vendimit të autoriteteve shëndetësore që të qëndrojë në karantinë prej rasteve me Covid-19.
Në stadium qëndruan për 45 minuta vetëm lojtarët zikaltër dhe arbitrat duke u bazuar në protokoll.
Të njëjtin fat kanë edhe ndeshjet Atalanta – Torino, Salernitana – Venecia dhe Fiorentina – Udineze të programuara të zhvilloheshin po të enjten, pasi Liga e Serie A vendosi të mos shtyjë asnjë takim.
