Tre nominime shumë të forta. Iliri, Einxhel dhe Dj Dagz do të përballen për disa ditë ndërsa do të votohet nga publiku se kush do të dalë nga shtëpia e Big Brother Vip.
Iliri, një emër i komentuar shumë në shtëpi si një lojtar i fortë, do të përballet me çiftin e sapokrijuar brenda shtëpisë.
Ndërkohë, lojtari që u eliminua mbrëmjen e djeshme ishte Merdiani. Nga ana tjetër, i preferuari i publikut që ishte Donaldi kishte fuqinë e vetos, nuk mund të nominohej, por vetëm të nominonte.
