Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike.
Ndonëse ishte parashikuar që tubimi të niste në orën 12:00, protesta duket se ka filluar me herët.
Berisha u prit me ovacione nga mbështetësit e tij, ndërsa ata në kor thërrisnin; “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria të do”. Ndërkohë Berisha ka dhënë instruksionet e tij protestuesve, pasi shihet teksa ia bën me dorë dhe tregon se si të pozicionohen.
