Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Grida Duma e përlotur dhe e irrituar për situatën në PD: Distancohem nga dhuna e Sali Berishës!

13:47 / January 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Duma qan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Distancohem nga dhuna e Sali Berishës”. Kështu deklaroi nënkryetarja e PD-së, Grida Duma, e irrituar për dhunën e ushtruar sot në protestën e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

E indinjuar Duma në një lidhje live në ‘Facebook’ Duma dënoi dhunën e përdorur sot, ndërsa shenjat e gazit lotsjellës ishin të dukshme në sytë e saj. Ajo tha se dje bënin protesta kundër Ramës, ndërsa sot hedhin gaz lotsjellës ndaj njëri-tjetrit.

“Kjo është Partia Demokratike sot. Moment i rëndë, jo vetëm për gazin, dhunën, për zonat që ishin brena me besimin se nuk ka një demokrat që dhunon një demokrat. Dhe nuk ka dhe nuk mund të ketë. Padyshim erdhëm këtu me besimin se asnjë njeri në emër të integritet të vetë s’mund t’ui lërë kauzat përgjysmë. Unë nuk besoj te dhuna, te saldimi i portave, te heqja e vidave, te asnjë nga këto. Besoj se duhet të ketë ndërgjegje të madhe me këtë lidership, i vjetër. Doja ti merrja në telefon dhe t’i thoja; ejani futuni këtu normal. Ata që janë zgjedhur nga populli, grupi i deputetëve të grupit parlamentar të PD, duhet të gjenin mënyrën dhe të flisnin qetësisht. S’mendohej që dhuna dhe sharjet smund të ndodhin mes demokratëve. Kam ardhur qartësisht e bindur se dhuna nuk duhej dhe s’mund të ndodh. Kjo nuk mund të imagjinohet që Shqipëria të kthehet në këtë situatë. Kemi bërë protesta kundër Edi Ramës, sot bëjmë protesta me gaz lotsjellës kundër njëri-tjetrit. Kjo është e papranueshme. Kërkohet zgjidhje, jo për ne. Nuk është çështje godine, çështje muresh edhe saldimesh, por në kauza reale. I takon lidershipit.”, tha Duma.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.