Ish-kryeministri Sali Berisha njofton se në orën 18:00 do të mbajë konferencë për mediat. Berisha do të flasë për protestën e sotme që u mbajt në orën 12:00 dhe se çfarë hapash do të marrë në të ardhmen.
Për gati dy orë, mbështetës të ish-liderit demokrat tentuan të futen me dhunë brenda godinës së Partisë Demokratike. Forcat e rendit ndërhynë pas telefonatës së kryetarit të PD Lulzim Basha duke shpërndarë anëtarët demokratë mbështetës të Berishës. Ish-kryeministri njoftoi mbylljen e protestës së dhunshme duke paralajmëruar se beteja për marrjen e selisë së PD-së nuk ka përfunduar. Deri tani, forcat e policisë kanë shoqëruar 12 persona.
Së shpejti pritet që të dalë në konferencë nga selia blu edhe Lulzim Basha.
