Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

‘Braktis’ Berishën, Evis Kokalari tërhiqet: Largohem nga politika në Shqipëri, kthehem në SHBA

09:20 / January 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Evis Kokalari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm pak kohë pasi shfaqej krah ish-Kryeministrit Sali Berisha në takimet e Foltores, Evi Kokalari ka vendosur të tërhiqet nga skena politike në Shqipëri. Këtë vendim ajo e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, ndërsa shton se i duhet ti kthehet jetës së saj normale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e kishte lënë pas dore prej disa kohësh. Në postimin e saj Kokalari thotë se do të vazhdojë të jetë në komunikim me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, edhe pse jo në të njëjtën shpeshtësi si më parë.

Postimi i Evi Kokalarit:

Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri. Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua ti kthehem jetës time në Amerikë që kam që në Shtator që e kam lënë komplet mbas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë. Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme – miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit. Bashkëatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t’ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin. Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale. Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj, Përzemërsisht, Evi.

Evis Kokalari SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pagat e magjistratëve/ Rama fton në tryezë përfaqësuesit e gjyqësorit: Për një zgjidhje të qëndrueshme afatgjatë

12:02 / September 18, 2026

OKB: SHBA-të dyshohen për krime lufte në Iran

11:44 / September 18, 2026

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Peleshi lexon deklaratën në Kuvend: Lufta e UÇK-së ishte lufta e një populli për çlirim

15:21 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.