Vjen edhe reagimi i një prej anëtareve të Komisionit të Rithemelimit të pezulluar nga kryesia e PD në mbledhjen e orëve të vona të së hënës. Aldo Bumçi shprehet se nuk e njeh këtë vendim.
“Ky është fundi i pluralizmit në Shqipëri, nëse kryetari i opozitës mbron godinën me polici nuk ka më demokraci. Përballë ka një opozitë të vërtetë, që mbushi stadiumin, referendumi, protestat.Nuk pres unë që të njoftohem nga askush, nuk i njoh ata që kanë marrë këtë vendim. Keni parë ju që Lulzim Basha të dalë dhe të takojë njerëzit, ai nuk ka më asnjë lidhje me demokratët. Ai me policinë e Edi Ramës mban një zyrë, mban një godinë, dhe thotë unë jam opozita.Për fat kjo nuk ndodhi, pasi ne u çuam në këmbë.
Ai nuk ka forcën dhe tagrin që të vendosë se kush do të përjashtohet. Keni parë ju kryetarë partie që nuk njeh kryetarët e degëve, e dini ju se cili ishte çmimi që duhet të paguante Lulzim Basha, ishte që të votëbesohej. Ishte më e rëndë për të që të vetëbesohej, sesa të bënte këtë rrëmujë.Iu suli Policinë e Shtetit demokratëve, janë 12 të plagosur që morën mjekim në spital, asnjë i lënduar nga ata brenda godinës, apo nga policia e rendit, dhe shumë mirë që nuk ndodhi, sepse nuk ishte qëllimi ynë. Me një votëbesim të thjeshtë mund të zgjidhej kjo krizë në PD.Demokratët ia kanë hequr atyre çfarëdolloj përfaqësimi”, u shpreh Bumçi në Fax News.
