Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Kim Mehmeti / Nuk dua të besoj se Berisha po ringjall gënjeshtrat serbe se një “vëllazëri myslimane” ka …

13:29 / January 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kimkim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kim Mehmeti

Nuk dua ti besoj si të vërteta lajmet se të afërmit e Doktorit që donë ta rithemelojë PD-në, i paskan ringjallur gënjeshtrat serbe, duke e informuar botën se shqiptarë e Maqedonisë janë ‘vëllazëri myslimane’, nga të cilët duhet mbrojtur Evropën e krishterë!?
Nuk dua ta besoj këtë sepse edhe Doktori, po aq sa edhe unë, e dinë se gjatë themelimit të PD-së, shqiptarët e Maqedonisë, e lanë anësh vetveten, për ta ndihmuar këtë parti dhe demokratizimin e Shqipërisë. Dhe andaj, ndër të tjerat, derdhën drejtë Tiranës para jo me grushte, por me thasë, edhe atë pa pyetur kurrë se kush dhe si ato i harxhoi.

Pastaj nuk dua t’i besoj këto lajme sepse edhe unë edhe Doktori e dimë sa të moçme janë gënjeshtrat antishqiptare të përdorura nga qarqet serbe, të cilat gënjeshtra kanë për qellim ta paralajmërojnë Evropën sa është e ‘rrezikuar’ nga myslimanët e Ballkanit?!
E nëse këto lajme janë të vërteta, atëherë shqiptarëve të Maqedonisë nuk u mbetet asgjë tjetër përpos ta pranojnë se politikanët që e kanë humbur pushtetin mbi vetveten, janë të gatshëm të shkelin edhe mbi kufomat e popullit të vet, vetëm për të ardhur në pushtet.
Siç do duhet të pranojnë se investimi i tyre në PD ka qenë i gabuar, se me atë investim kanë kontribuar që Shqipërinë ta mbulojë plehu politikë i prodhuar tri dekadave të fundit dhe që mëmëdheu, nga diktatura e xhaxhit Enver, të kalojë në ‘Diktaturën e Lekut’, të ‘Rilindjes’ së Piktorit.

Sidoqoftë shqiptarët e Maqedonisë e meritojmë të jetojnë në paqe me vetveten dhe me vëllazërinë shqiptare, sepse mëmëdhe Shqipërisë dhe atdhe Kosovës, u kanë qëndruar pranë në çastet e tyre më të vështira. Edhe atë jo për t’ia larë borxhin shqiptarisë, por për t’i dalë hakut vetvetes.

Dhe nëse është e vërtet se shqiptarëve të Maqedonisë askush nuk ua ka borxh mirënjohjen, atëherë është më se e vërtet se të shkelësh mbi përkatësinë e tyre fetare, edhe atë vetëm për ta shpëtuar karrierën personale politike dhe, vetëm që t’i jargavitesh botës së krishterë, është antishqiptari e neveritshme!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

O sa mir me ken… dëshmitar, o hej!!

11:11 / September 17, 2026

Pse u dënua Hashimi

20:40 / September 16, 2026

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

20:20 / September 16, 2026

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

21:19 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.