Temperaturat e ulëta të shoqëruara me reshje bore në zonat Verilindore dhe Juglindore të vendit kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve në disa zona.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje bore shoqëruar me erë të fortë.
“Po punohet për pastrimin e aksit nga bora. Qarkullimi bëhet pa zinxhirë”, bën të ditur ARRSH.
Sipas ARRSH-së, drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën,të reduktojnë shpejtësinë, dhe të pajisen me goma dimërore.
