Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

PD e Bashës mbetet me 4 deputetë në Tiranë, Berisha me 6 (Emrat)

10:04 / January 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha 3.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alfred Rushaj dha dorëheqjen dje nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke shënuar kështu një tjetër largim nga radhët e mbështetësve të Lulzim Bashës.

Largimi i tij mësohet se ka ardhur si shenjë pakënaqësie ndaj vendimeve të fundit të Lulzim Bashës për të përjashtuar një numër të madh deputetësh nga PD.

E nëse kjo është e vërtetë, atëherë Basha, jo vetëm që ka humbur një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, por ka humbur edhe shumicën e deputetëve në Qarkun e Tiranës.

Nga 15 deputetë që Partia Demokratike mori në zgjedhjet e 25 Prillit në Tiranë, tashmë zyrtarisht ka vetëm 4 prej tyre, ndërkohë që 6 të tjerë janë pjesë e grupit të Sali Berishës. 5 janë deputetë të partive aleate që garuan në listat e PD-së.

Më konkretisht, përveç vetes, në këtë Qark, Bashës i ka mbetur Jorida Tabaku, Grida Duma dhe Orjola Pampuri.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka mbështetjen e deputetëve Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Agron Shehaj, Flamur Noka dhe siç duket që dje, edhe të Alfred Rushajt.

Ndërkohë, partitë aleate përfaqësohen në këtë Qark me deputetët: Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi.

Në këtë mënyrë, të paktën në Tiranë, Basha ka humbur të drejtën e përfaqësimit të opozitës kryesore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

San Marino-Shqipëri/ Vendasit përpiqen të reagojnë, portieri Sherri shpëton kuadratin

22:22 / September 29, 2026

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

21:24 / September 29, 2026

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, katër ish-drejtuesit e UÇK-së “Qytetarë Nderi” të Tiranës

20:49 / September 29, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.