Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar lidhur me datën e mundshme për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki.
Në një postim në mediat sociale, Celibashi shkruan se ka komunikuar me Presidentin Ilir Meta dhe i ka komunikuar se data 6 Mars është më e përshtatshme për t’u mbajtur zgjedhjet. Sipas tij KQZ do të ketë pak më shumë kohë që të përgatisë si duhet zgjedhjet në 6 bashki.
“Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve.
Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor”, shkruan kreu i KQZ.
