Pallati Presidencial, ose i njohur ndryshe si Pallati i Brigadave shumë shpejt do të hapë dyert e tij për të mirëpritur të gjithë qytetarët. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila shtoi se kjo hapësirë do të kthehet në një pikë atraksioni kulturor, dhe turistik.
Projekti synon rijetëzimin pa prekur vlerat arkitekturore dhe kulturore të këtyre ndërtesave. Pallati i Brigadave do të ketë funksionin e muzeut, por do të përdoret edhe për evente publike dhe private.



