Presidenti Ilir Meta mbështet kërkesën e Konfindustrias për pezullimin e procesit të fiskalizimit.
Përmes një deklarate kreu i shtetit thotë se fiskalizimi duhet të ndërpritet deri në garantimin e të dhënave tregtare, pasi dalja e tyre rrezikon mbi 120 mijë biznese në vend.
“Në ketë rast pasojat do të jenë të rënda për mbi 120 mijë biznese, që rrezikohen nga penalizime gjyqësore në vlera të jashtëzakonshme për shtetin shqiptar, goditje në afatgjatë për ekonominë dhe deri në cenim të sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetues”.
Gjithashtu, Meta kërkon hetim parlamentar për nxjerrjen e të dhënave si paga, targa e automjeteve dhe numri i telefonit për 637 mijë qytetarë në muajin dhjetor 2021.
