Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kaluan kontrabandë mallra në Doganën e Hanit të Hotit, procedohen 3 persona

11:20 / January 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hani i Hotit 750x430 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kontrolle intensive në pikat e kontrollit të kalimit kufitar, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Procedohen penalisht 3 shtetas 1 prej tyre Doganier në PKK Han i Hotit

Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko Financiar në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në PKK Han i Hotit filloi procedimi penal për shtetasit:

Ruzhdi Shabaj, 59 vjeç, I. Rr., 48 vjeç, Denad Mesi, 28 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi Ruzhdi Shabaj është konstatuar në PKK Han i Hotit me disa mallra dhe produkte të cilat i ka kaluar pa deklaruar në organet doganore gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi iu gjet një armë gjahu pa lejen përkatëse.

Në vijim është ushtruar kontroll në njërin prej subjekteve të cilit dyshohet se shtetasi Ruzhdi Shabaj e furnizonte me produkte kontrabandë, me administrator shtetasin I. Rr., nga kontrolli i ushtruar në këtë aktivitet tregtar, janë konstatuar disa mallra apo produkte me mbishkrime malazeze dhe dyshohet se janë mallra kontrabandë me qëllim tregtimin e tyre.

Duke parë lëvizjet e shpeshta hyrje- daljet në drejtim të shtetit Malazez të shtetasit Ruzhdi Shabaj, i cili konsiderohej si person me risk dhe dyshohej se merret me kalimin e produkteve kontrabandë, u procedua penalisht shtetasi Denad Mesi, me profesion doganier pasi dyshohet se në bashkëpunim dhe me doganier të tjerë kanë favorizuar shtetasin Ruzhdi Shabaj në kohë të ndryshme për kryerjen e këtij aktiviteti të kundraligjshëm.

U sekustruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë gjahu dhe disa mallra ushqimorë kontrabandë.

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë“, “Fshehja e të ardhurave“ dhe “Shpërdorim detyre”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lejoi një 12-vjeçar të drejtonte Jet Ski në Dhërmi, gjobitet pronari dhe bllokohet mjeti

17:39 / August 2, 2026

I dënuari me 6 vite burg për trafik droge, kapet në Durrës 50 vjeçari, pritet të ekstradohet në Itali 

11:51 / August 2, 2026

Erdhën për pushime, 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë për të na marrë para, policia nuk ndërhyri

17:45 / August 1, 2026

Shembet galeria e kromit në Bulqizë, dyshohet për një viktimë

16:17 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.