Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë të 70-vjeçarin me iniciale N. P.. Mësohet se i moshuari ditën e djeshme rreth orës 10:00, në aksin rrugor Berat-Dimal, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet tjetër.
Në momentin që kanë arritur efektivët e Qarkullimit Rrugor në vendin e ngjarjes, ai ka goditur me sende të forta Shefin e Seksionit për Qarkullimin Rrugor.
Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë.
