Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ramush Haradinaj kundër masave të reja Kosovë: Qeveria po i bie në qafë qytetarëve

21:47 / January 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 b51dc72cc1179efa3aadf7e1b1bb6c81
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë kundër masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, pasi sipas tij për papërgjegjësitë e tyre dhe keqmenaxhimin e situatës, qeveria po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve.about:blank

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, siç edhe është dëshmuar.

“Për papërgjegjësitë e veta dhe keqmenaxhimin e situatës me pandeminë, qeveria tani po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve duke kufizuar orarin e lëvizjes dhe mbylljen e hershme të gastronomisë. Këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, siç edhe është dëshmuar.

Prandaj jemi kundër masave të votuara dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë më e përgjegjshme përballë situatave të ndieshme si pandemia, duke analizuar mirë masat, e jo duke ndërmarrë veprime ad hoc e ndëshkuese ndaj qytetarëve pa asnjë efekt në pengimin e përhapjes së virusit”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se sot Qeveria e Kosovës miratoi masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, që do të hyjnë në fuqi nga nesër. Kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00, për dallim që deri tash niste nga ora 00:00.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përplasen dy helikopterët në Greqi, njëri prej tyre shpërthen në flakë

16:50 / August 2, 2026

Kosovë/ Kurti: Ka vullnet dhe gatishmëri për marrëveshje me LDK-në para seancës konstituive

13:39 / August 2, 2026

Cilat janë shërbimet sekrete më të forta në botë? Zbulohet renditja pas analizës së 60 ekspertëve

17:10 / August 1, 2026

Akuzohej për skandal të madh korrupsioni, lirohet nga burgu ish-presidenti peruan

15:06 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.