Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që mëngjesin e sotëm të publikojë një foto nga qyteti i Shkodrës.
Përbri fotos të publikuar, Meta u uron një të diel të bukur e të bashkuar shqiptarëve, ndërsa shton se ndodhet aty ku bashkohen Buna dhe Drini.
“Nga ku bashkohen Buna dhe Drini, ju uroj një të diel të bukur dhe të bashkuar me familjen tuaj’, shkruan Meta në “Facebook”.
