Rruga në Qafë Llogara për momentin është bllokuar pasi një mjet i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga duke u bërë pengesë për kalimin e makinave të tjera.
Policia e Vlorës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Çezma”, ku kamioni për shkak të borës në rrugë ka rrëshkitur.
Ndërkohë uniformat blu kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve dhe bëjnë apel që këtë aks të mos e përdorin për momentin.
