Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Nesër, dita më e acartë”, sinoptikania: Çfarë pritet nga e mërkura e në vazhdim

13:15 / January 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1639375711 8000motineser1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sinoptikania Lajda Porja tha se dita e martë parashikohet të jetë dita më e ftohtë e këtij acari, ku temperaturat në zonat malore do të shkojnë deri në minus 17 gradë celsius, ndërsa në Tiranë pritet të zbresë deri në minus 5 gradë.

Sipas sinoptikanes, vala e të ftohtit pritet të tërhiqet nga Shqipëria ditën e mërkurë, ku moti do të vijojë i kthjellët dhe me temperatura normale për muajin janar.

“Temperaturat me ulje janë kryesisht në Qarkun e Dibrës dhe Korçës. Kryeqyteti ka shënuar minus 3 ose 4 gradë, që nuk është ndonjë temperaturë. Tirana edhe nesër me rezerva nuk shkon më shumë se minus 5, ku parashikohet të jetë edhe dita më e ftohtë e këtij acari. Zonat më të ftohta janë Qarku i Elbasanit dhe Beratit, ku priten temperatura deri në minus 8 gradë, ndërsa më problematike janë zonat malore, ku temperaturat minimale e maksimale janë në minus, ku flasim për deri në minus 17 gradë.

Ka një tërheqje të valës së të ftohtit ditën e mërkurë, ku pritet një rritje e temperaturave, dhe mbeten minus 5-6 në zonat malore. Aktualisht temperaturat janë 10-11 gradë më të ulëta se zakonisht në janar. Pas të mërkurës, deri të premten, pritet që moti të jetë i kthjellët. E premtja parashikohet të sjellë shumë pak reshje dëbore të dobëta në zonat malore. Duhet thënë që janari mbyllet i thatë me reshje shumë të pakta dhe temperatura 2-3 gradë më të ulëta se ç’duhet të jenë”, tha sinoptikania.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shty për shkak të protestave/ Panairit të Librit, do të mbahet më 24-28 dhjetor

15:16 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026

Smart City, rreth 3 miliardë lekë për teknologjinë në shërbim të sigurisë publike

11:34 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.