Presidenti Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Azerbajxhan.
Në fakt takimin e parë kreu i shtetit e ka zhvilluar me dy nga lojtarët shqiptarë që militojnë në ligën azere, Ansi Agollin dhe Sabien Lilaj.
Meta ka publikuar në rrjetet sociale një foto me dy lojtarët duke shprehur kënaqësinë e tij për këtë takim.
Ja postimi i plotë
Kënaqësi e veçantë që vizitën në #Baku të #Azerbajxhanit ta nisja me një takim të ngrohtë me dy nga #ambasadorët tanë më të mirë këtu, futbollistët e shquar #AnsiAgolli dhe #SabienLilaj.