Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Berisha ‘shpërthen’ në akuza: Të hetohen për larje parash Edi Rama e Lul Brava!

11:56 / January 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha aa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I rikthyer në Kuvend pas disa muajsh mungesë, ish-kryeministri Sali Berisha foli nga vendi i tij në sallë, duke hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Berisha kërkoi që parlamenti të ndalet te hetimi i dy krerëve të meduzës, sipas tij, te Rama dhe Basha.

Sipas Berishës, të dy politikanët duhet të hetohen për larje parash, teksa theksoi se “Nëse ne duhet të bëhemi seriozë në luftën këtij krimi të shëmtuar që ushqen të gjitha krimet e tjera, përfshirë dhe terrorizmin, duhet t’i vendosim në hetim të plotë si kreun e meduzës, ashtu dhe pengun e tij, Lul Brava, të cilit ja mbylli çështjen në Apel dhe nuk e dërgoi në Gjykatë të Lartë me urdhër të veçantë”.

Teksa Berisha vijonte të fliste me tone të ashpra, kryeparlamentar Lindita Nikolla i ka hequr zërin te mikrofoni, por kjo nuk e ndaloi ish-kryeministri, i cili vijoi akuzat edhe pa mikrofon.

“Mendoj se në trajtimin e këtij problemi sot Parlamenti duhet të ndalet në dy krerët e meduzës, të larjes së parave, kreun e meduzës, Edvin Kristaq Rama, i akuzuar zyrtarisht për bashkëpunimin dhe sigurinë e Evropës, për larjen e 200 milionë eurove në zonat ofshorë, të cilën s’e përgënjeshtroi kurrë, por jo më pak Lul Brava, i cili u hetua nga Prokuroria e Tiranës për larje parash dhe ju mbyll hetimi. Nëse ne duhet të bëhemi seriozë në luftën këtij krimi të shëmtuar që ushqen të gjitha krimet e tjera, përfshirë dhe terrorizmin, duhet t’i vendosim në hetim të plotë si kreun e meduzës, ashtu dhe pengun e tij, Lul Brava, të cilit ja mbylli çështjen në Apel dhe nuk e dërgoi në Gjykatë të Lartë me urdhër të veçantë. Larja e parave të pista është mekanizmi kryesor i investimeve të parave të vjedhura nga qeveritarë me bashkëpunëtorët e tyre. Në mënyrë absolute, shtëpitë e atyre u shkatërruan në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, por kleptokracia në pushtet nuk ka ligje, nuk ka moral, nuk shpirt, nuk ka zemër, ka vetëm para dhe vjedhje parash. Gjykoj që këto ligje të ridimensionohen. Duhet një komision hetimor i domosdoshëm për të hetuar kreun e meduzës dhe Lul Bravën për këtë vepër penale. Ka dhe të tjerë që po hetojnë, por më e mira është ta bëjë Parlamenti këtë”, tha Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Neutralizohen flakët në Drenovë të Mallakastrës, dogjën 10 hektarë me ullinj dhe pyll

17:26 / August 1, 2026

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, pritet ekstradimi në Shqipëri, SPAK del me njoftim zyrtar

16:37 / August 1, 2026

Dikur i burgosur prej besimit sot kardinal, Ernest Troshani rikthehet në Spaç për meshën e veçantë

15:54 / August 1, 2026

Qindra besimtarë në pelegrinazh në Teqenë e Baba Jashar Krenës në Bulqizë, nderohet figura e klerikut bektashi

14:36 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.