Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Berisha në zgjedhje me LSI?! Salianji: Mund të hyjë për të na përçarë, por PD fiton 6 bashkitë

14:48 / January 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
salianji23 770x429 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, komentoi në rubrikën “Opinion”, rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha pas katër muajsh në Kuvend dhe akuzat e tij të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Për Salianjin, nuk janë të vërteta akuzat e Berishës se Basha bashkëpunon me Ramën, por sipas tij, sot në Kuvend u kuptua që vetë ish-kryeministri bashkëpunon me mazhorancën, pasi kjo e fundit i dha disa herë fjalën, edhe në shkelje të rregullores.

Duke u ndalur te zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Salianji theksoi se PD do të përfaqësohet me kandidatët më të mirë, të zgjedhura nga strukturat e partisë.

“Berisha nuk ka asnjë mekanizëm, se si mund të regjistrohet. PD është vetëm një. Në PD mund të garosh e të fitosh, por nuk mundet që nga jashtë të vish, të mbledhësh disa njerëz, e të thuash ‘jam unë’. Nëse hyjnë me ndonjë parti aleate dhe ju thotë demokratëve të votojnë për të, por nuk e dimë nëse do të ndodhë kjo. Nuk dua të bëj asnjë aludim, nëse do të hyjnë bashkë me LSI, por unë dua që të gjithë demokratët të qëndrojnë te sigla e PD. Ne do bëjmë gjithçka, që të fitojmë të gjitha bashkitë. Kandidatët e PD do të marrin aprovimin e strukturave, ku është pjesë edhe kryetari. Propozimet vijnë nga strukturat, parashtrohen në Kryesi dhe merret një vendimmarrje kolektive.”, tha Salianji.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.