Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Në zgjedhje me Berishën?! Meta i kthehet Ramës: Hiq dorë nga gallatat, se do falimentojmë!

11:10 / January 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka shmangur përgjigjen e drejtpërdrejtë për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se do të futet bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

I pyetur nga gazetarët nëse do të kemi një bashkim të tillë nën siglën e LSI në zgjedhjet lokale, Meta nuk dha përgjigje, por iu bëri thirrje të gjithë politikanëve në qeveri e opozitë që të përqendrojnë vëmendjen te rritja e borxhit publik, që sipas tij, është një kambanë alarmi për vendin.

“Duhet të gjithë të marrin seriozisht çështjen e situatës me borxhin, mos të bëjnë sikur nuk shikojnë, edhe faktorët që pretendojnë se janë në opozitë. Është në interes të një grupi të caktuar në qeveri, që ka kapur shtetin, për të fshehur të vërtetat. Është edhe në interes të një grupi oligarkësh, që përfitojnë shumë nga kjo situatë, por është një dramë në rritje për shumicën e familjeve shqiptare. Prandaj, shikoni këto tregues me qetësi, ku jemi ne, ku janë të tjerët këtu pranë nesh. Duhet të thellohemi të gjithë, sepse është borxhi i qytetarëve, që të mos përfundojmë si ndonjë vend tjetër e të dalim në falimentim” , tha Meta.

Ndërsa, pyetjes se “Ka dhe shtete të tjera që e kanë borxhin më të madh, pse është problem për Shqipërinë që e ka borxhin 81%?”, Kreu i Shtetit ju përgjigj se “Të mos i ngatërrojmë temat. E patë shumë qartë që këto tregues janë një kambanë e fortë alarmi për vendin, tregojnë qartë që jemi në një situatë tepër kritike dhe jo të shëndetshme ekonomiko-financiare. Të heqim dorë nga gallatat me ekonominë, me financat, aq më tepër me borxhet. Është edhe Japonia që e ka borxhin shumë herë më të madh, por treguesit e Japonisë janë të tjerë dhe investitorët më të mëdhenj në botë luftojnë për ta blerë borxhin e Japonisë më shumë dëshirë. Koha e gallatës duhet të marrë fund dhe koha e ndëshkimit duhet të fillojë shumë shpejt. Jam i sigurt edhe për këtë çështje”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punime intensive në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Më shumë siguri dhe zhvillim ekonomik

14:15 / August 1, 2026

Zbardhet propozimi i PD për reformën territoriale me 100 bashki, ja si ndryshon harta e Shqipërisë. Tirana ndahet në 5 pjesë të reja. Kush janë 39 njësite që shtohen?

15:30 / July 31, 2026

“Territorialja”, Berisha për draftin e PS: Raportin s’e paraqitën në komision, Rama e kuptoi se e ka betejë të humbur

12:27 / July 31, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.