Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Theu krahun, Einxhel lë përkohësisht shtëpinë e “Big Brother VIP”

12:04 / January 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Einxhel Shkira
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Einxhel Shkira është një ndër banoret më të komentuara në shtëpinë e “Big Brother VIP”. E spikatur për karakterin e fortë dhe oratorinë, ajo është kthyer padiskutim në një nga konkurrentet më të forta në garë.

Mirëpo së fundmi, Einxhel ka pësuar një incident mbrëmë teksa po luante në një lojë të organizuar nga “Vëllai i madh”.

Prezantuesja ka lënduar krahun keq dhe për pasojë është dërguar menjëherë në spital për një trajtim më të specializuar.

Pritet që ajo të rikthehet shumë shpejt në shtëpinë e BBV.

Ky njoftim është dhënë nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP Albania” në Instagram.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar. Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”. Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat. Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë”, shkruhet në njoftim.

Moderatorja krijoi një lidhje dashurie brenda shtëpisë me DJ e njohur DAGZ, i cili u eliminua vetëm pak javë më parë nga gara.

Menjëherë pas largimit të tij, Einxhel sulmoi haptazi Donaldin, ku ndër të tjera tha se nuk do t’ia falë kurrë që në zinxhirin e shpëtimit, aktori nuk shpëtoi DAGZ-in.

Einxhel
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.