Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Marrëveshje ekstradimi mes Shqipërisë dhe Spanjës/ Alibeaj: Alibeaj: Kush janë përfitimet, a është kërkuar nga qeveria shqiptare njohja e Kosovës?

12:45 / January 28, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ligje 767x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është zhvilluar këtë të premte në Komisionin e Ligjeve mbledhja për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957”.

Nga ana e tij Enkelejd Alibeaj, tha se e veçanta e kësaj marrëveshje është se në marrëveshje të tilla me Italinë dhe Belgjikën, qeveria shqiptare e asaj kohë ka kërkuar duke negociuar me palën tjetër që të financonte ngritjen e një burgu.

Alibeaj gjithashtu shtroi pyetjen nëse në këtë marrëveshje është kërkuar njohja e pavarësisë së Kosovës nga shëtit Spanjoll.

Në fjalën e saj Adea Pierdeni zëvedësministre e Drejtësisë tha se një nga prioritetet e qeverisë është përforcimi i të gjitha mekanizmave për të lobuar njohjen  e pavarësisë së Kosovës.

Alibeaj: Bëhet fjalë për një marrëveshje ekstradimi sipas së cilës nëse një shqiptar ka kryer vepër penale në Spanjë dhe ka ardhur në Shqipëri për t’u mbrojtur ai ekstradohet në Spanjë edhe pse është shqiptar. Nëse një Spanjoll ka ardhur ën Shqipëri pasi ka kryer vepër penale dhe ka ikur në Spanjë, spanjolli do të duhet të vijë këtu. Në atë kohë si me Italinë dhe me Belgjikën kemi kërkuar mbështetjen për ngritjen e një burgu dhe liberalizimin e vizave. Por në këtë negociatë dhe këtë marrëveshje çfarë kemi kërkuar ne si shtet diçka në këmbim apo mbështetje, është me rëndësi që ne ta dimë?

Pierdeni: Marrëveshja vjen si plotësuese për zbatimin e Konventës Europiane dhe për të lehtësuar të gjitha procedurat që ndikojnë në zbatimin e saj. Në dispozicion janë të gjitha të dhënat e detajuara për veprat penale. Në bazë të marrëveshjes të dyja shtetet vendosin që të ekstradojnë një shtetas të tyre drejt një shteti tjetër. Do të duhet të merret në konsiderata dhe mbetet në dorë të autoriteteve të vendosin. Është e zakonshme që gjatë një procesi negocimi të ketë negocim dhe kërkesa nga të dy palët. Marrëveshja e Belgjikës është marrëveshje për transferimin e personave të dënuar. Në rastin konkret është normale të kërkohet mbështetje për ngritjen e një burgu të ri. Kemi të bëjmë me marrëveshje të ndryshme. Sot po flasim marrëveshje transferimi dhe ka një element të rëndësishëm reciprociteti dhe jo domosdoshmërisht duhet të ketë një kërkesë specifike.

Alibeaj: Shteti spanjoll nuk e njeh Kosovën? Qeveria shqiptare a i ka kërkuar që po unë po e miratoj këtë marrëveshje, por përkundër kësaj dua të shteti spanjoll ta njohë Kosovën? A e ka bërë këtë apo jo?

Pierdeni: Kjo marrëveshje është e negociuar në koordinim të plotë me ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme . Një nga prioritetet është përforcimi i të gjitha mekanizmave për të lobuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.