Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Disa futbollistë të Juves bëjnë gati valixhet

11:46 / January 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dy mora
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Blerja e Dusan Vlahovic nga ana e Juventusit për një shifër prej 75 milionë eurosh, është padyshim më e bujshmja në këtë merkato janari, megjithatë ka vënë jo pak vështirësi klubin bardhezi, pasi ka “lëvizur shumë ujëra” brenda tij.

Kështu më i rëndësishëm është fakti që tani Juventus duhet të shesë për të kompensuar të paktën një pjesë të parave të shpenzuara për kartonin e sulmuesit serb dhe futbollistët që kanë treg në këtë periudhë, nuk janë të shumtë.

Më pas vjen edhe aspekti teknik, pasi me ardhjen e Vlahovic, pritet që Allegri të aplikojë një rreshtim me tre në sulm, duke bërë që emra si Morata, Kulusevski dhe Dybala të dalin jashtë planeve të trajnerit bardhezi dhe të kërkojnë për një tjetër eksperiencë.

I pari që po paketon valixhet është padyshim Dejan Kulusevski, që janarin e 2020-ës zgjodhi Juventusin para Interit, por padyshim që është penduar për këtë vendim të tijin, pasi një vit e gjysmë me fanellën bardhezi, nuk u pa asnjëherë si titullar.

Për më tepër, Kulusevski nuk mund të luajë si sulmues krahu dhe as si pykë, ndaj drejtuesit e Juventusit janë në pritje të ofertave për suedezin, të cilat në fakt nuk mungojnë pasi klube si Tottenham, Arsenal e Sevilla janë gati të përmbushin kërkesat e bardhezinjve.

Një tjetër futbollist që pritet të largohet, është Alvaro Morata, të cilin Juventusi e ka në huazim deri në fund të sezonit, por me ardhjen e Vlahovic, nuk pritet të ketë më vend për spanjollin, i cili pritet krahëhapur në Barcelonë, nga Xavi.

Megjithatë situata është e komplikuar, pasi për të kompletuar transferimin e Moratës në Spanjë, duhet të arrihet një marrëveshje mes tre klubeve, Atleticos që është pronare e kartonit, Juventusit që e ka në huazim deri në verë dhe Barcelonës që kërkon ta blejë.

Sa i përket Dybalës, është e vështirë të imagjinosh një largim të tij në janar, duke qenë se kontrata e yllit argjentinas skadon në verë dhe numri 10 është i prirur të presë qershorin, për të zgjedhur të ardhmen si futbollist i lirë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.