Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Balla zbulon negociatat me PD për “Zgjedhoren”: Zgjatja e organeve të vettingut e domosdoshme

12:02 / January 31, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla 1 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se janë në negociata me grupin parlamentar të Partisë Demokratike për përcaktuar objektin e punës për diskutimet në komisionin e reformës zgjedhore.

“Unë e kam thënë disa herë që kemi një qasje dhe diskutim me grupin parlamentar të PD zyrtare për të gjetur formulimet e sakta sa I përket objektit të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Formulimi i objektit të punës është shumë i rëndësishëm. Ne duam të ruajmë të njëjtin përcaktim si në komisionet e kaluara të reformës që kanë të bëjnë me hartimin e ligjit zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE. Ky është një detyrim që Shqipëria ka edhe për procesin e integrimit europian.

Këto negociata me opozitën nuk kanë lidhje me asgjë tjetër. Unë nuk hyj në asnjë përgjigje për pyetje që nuk kanë të bëjnë me thelbin e çështjes. Sa i përket detyrimit të Kuvendit për të zgjatur vettingun, kjo nuk është çështje e diskutimit politik”, deklaroi Balla.

Ndalur te zgjatja e organeve të vettingut, Balla e konsideroi këtë një domosdoshmëri që nuk ka lidhje me aspektin politik.

“Unë mendoj se zgjatja e mandatit të organeve të vettingut nuk është çështje e bindjeve politike por për çuarjen përpara të reformës në drejtësi. Pa vettingun nuk do kishim një drejtësi të pastruar nga disa elementë. Ne kemi thënë prej ditës së parë, iniciativa për shtyrjen e mandateve të organeve të vettingut nuk është domosdoshmëri e PS por për të çuar përpara këtë proces”, deklaroi ai.

Ai ceku edhe disa nga projektligjet që do të kalojnë në kuvend nga paketa kundër pastrimit të parave, implementimi i marrëveshjeve të Ballkanit të Hapur dhe një platormë të përbashkët me Greqinë në fushën e sigurisë. Një tjetër pikë ishte edhe ajo për aderimin e Shqipërisë në konventën për ndëshkimin e atyre që bëjnë ngacmime seksuale.

“Paketa e intensifikimit në luftën kundër pastrimit të parave për shkak të detyrimeve që Shqipëria ka. Edhe projektligje që kanë të bëjnë me implementimin e marrëveshjeve të Ballkanit të Hapur. Mendoj që Shqipëria është ndër vendet më përfituese në kuadër të iniciativës Ballkani i Hapur. Do të vazhdojmë punën me miratimin e një sërë projektligjesh.

Natyrshëm do të votojmë në seancën plenare aderimin e Shqipërisë në konventën për ndëshkimin e atyre që bëjnë ngacmime seksuale në vendin punës. Kemi edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me vendet e rajonit. Kemi në axhendë një platformë të përbashkët me Greqinë”, tha Balla. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhet propozimi i PD për reformën territoriale me 100 bashki, ja si ndryshon harta e Shqipërisë. Tirana ndahet në 5 pjesë të reja. Kush janë 39 njësite që shtohen?

15:30 / July 31, 2026

“Territorialja”, Berisha për draftin e PS: Raportin s’e paraqitën në komision, Rama e kuptoi se e ka betejë të humbur

12:27 / July 31, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, Spahia: Shërbimi i radhës ndaj Vuçiçit nga Rama

13:09 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.