Pas apelit të bërë nga ekspertët e ekonomisë drejtuar qeverisë që kjo e fundit të ulë taksat dhe të ndalojë koncensionet e reja, vjen një reagim nga presidenti Ilir Meta.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta thekson se ekonomia nuk mund të lihet më në dorën e aventurierëve, që duan të falimentojnë Shqipërinë!
REAGIMI I METËS
E përshëndes reagimin e përgjegjshëm dhe profesional të ekspertëve vendas të ekonomisë për nivelin tepër shqetësues të borxhit publik.
Duke vlerësuar situatën kritike, për të parandaluar një humnerë ekonomike e financiare, si dhe drama të mëtejshme sociale, përsëris thirrjen drejtuar Kuvendit dhe institucioneve financiare vendase dhe të huaja, për të bërë sa më parë një vlerësim real dhe transparent të borxhit publik duke përfshirë të gjitha detyrimet aktuale dhe ato të pritshme të Republikës së Shqipërisë.
Koha e gallatës me ekonominë dhe taksat e shqiptarëve duhet të marrë fund!
Ekonomia nuk mund të lihet më në dorën e aventurierëve, që duan të falimentojnë Shqipërinë!
