Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Seanca në GjK, Dervishaj: Kuvendi nuk ka zbuluar asnjë akt të Presidentit ku të kishte shkelur Kushtetutën

10:50 / February 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta 3 759x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka nisur seanca maratonë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së mazhorancës për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kjo është seanca e dytë, pas asaj të zhvilluar dy ditë më parë, e cila përfundoi pas shumë orësh pa një vendim. Nga ambientet e Gjykatës Kushtetuese. Seanca e sotme pritet të mbyllet pa një vendim final për fatin e Presidentit Meta, për shkak se si përfaqësuesit e Kreut të Shtetit, ashtu edhe gjyqtarët, do duan kohë.

Edhe kjo seancë pritet të jetë e gjatë dhe me shumë debate, ku tashmë ka nisur me avokatët dhe ekipin mbrojtës të Presidentit, të cilët pritet të japin të gjitha argumentet e tyre mbi çështjen.


Por, edhe gjyqtarët do të duan kohë për të marrë vendimin final ndaj Presidentit, pasi ky nuk është një vendim që lidhet me emrin e Ilir Metës, por me mënyrën si funksionon Kreu i Shtetit dhe deri ku shtrihen kompetencat e Presidentit, gjë që do të vlejë edhe për emrat që do të drejtojnë këtë institucion në vijim.

Përfaqësuesi ligjor i presidentit tha se mbrojtja e Presidentit është një dosje me 140 faqe dhe se Kuvendi nuk ka zbuluar asnjë akt të Presidentit ku të kishte shkelur Kushtetutën.
Ai deklaroi se Presidenti i qëndron plotësisht kërkesave të 1 korrikut.

“Presidenti i Republikës pas marrjes së njoftimit të nisjes së procesit të shkarkimit të tij, ka mbajtur komunikim shkresor me kuvendin, duke i nisur ankesat apo këshillat që të mos binte ndesh me parimet kushtetuese.Neni 90 i kushtetutës përcakton se nuk ka përgjegjësi në aktet e ushtruara gjatë detyrës se tij… duke e vlerësuar gjithë procesin e iniciuar për shkarkimin e kreut të shtetit, rezultoi se në asnjë paragraf të kërkesës së deputetëve apo të raportit të komisionit të ligjeve, nuk është arritur të zbulohet asnjë akt i vetëm i presidentit që mund të kishte shkelur në mënyrë të rreptë kushtetutën.Edhe pse në mungesë të lëndës për të shkarkuar presidentin, përsëri janë shkelur të gjitha parimet e shtetit të së drejtës, si ai i paanësisë, parimi për një proces të rregullt ligjor”,
tha Dervishaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Festivali ndërkombëtar i filmit për të drejtat e njeriut

13:00 / September 15, 2026

Nga 1 janari, bonus për pensionistët/ Ministrja Ibrahimaj: Do të dyfishohet për të gjitha kategoritë.

12:56 / September 15, 2026

Kryeministri Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

12:51 / September 15, 2026

Pamjet e reja nga Shtëpia e Bardhë, Trump prezanton portin luksoz të helikopterit: Po rikthej bukurinë dhe shkëlqimin në nivele të papara

12:49 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.