Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Berisha nuk liron foltoren: Ky Parlament do shkrihet, nëse…! Drejtuesja e seancës: Nuk mund të vijoni!

11:50 / February 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë menjëherë fjalën, sapo ka mbërritur në sallën e Kuvendit. Berisha ka folur edhe në foltore për protestën e banorëve të “5 Majit”, duke akuzuar qeverinë se nuk ka bërë një kontratë apo marrëveshje me ta, por vetëm një vetëdeklarim.

Ish-kryeministri ka vijuar të flasë edhe pasi i ka mbaruar koha, ndërsa nuk i është përgjigjur kërkesës së nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, për të liruar foltoren.

Teksa Berisha vijonte të fliste me akuza e sulme, drejtuesja e seancës ju drejtua mbështetësit të ish-kryeministrit, deputetit Flamur Noka, që ta largojë nga foltorja.

Debati:

Berisha: Nuk është kontratë dhe marrëveshje, është një vetëdeklarim. Vetëdeklarimi është i domosdoshëm, por pa kontratën mes palëve ai ka zero vlerë. Vetëdeklarimi është mashtrim i turpshëm që përdoret ndaj tyre, të cilët narkoqeveria i trajton si armiq, sillet si qeveri pushtuesee, duke dhunuar Kushtetutën, Kodin Civil. Pse qeveria nuk ofron kontratë ose marrëveshje paraprake? Sepse do të vjedhë. Do të vjedhë mbi ndërtesën që do të ndërtojë mbi truallin, ku jetojnë ato. Plani ka qenë për të ndërtuar 7 kate, por janë bërë mbi 30 kate, dhe prapë nuk ngopen së vjedhuri. Ky është një akt i turpshëm, në të cilin oligarkë të kreut të meduzës dhe Lulzim Bvavës.
Felaj: Z. Berisha ju mbaroi fjala.
Berisha: Ose ky Parlament do t’i kthehet popullit dhe interesave të tij, ose do të shrihet. Ky parlament nuk meriton të ekzistojë, nëse nuk mbron interesat e qytetarëve.
Felaj: Z. Berisha kjo nuk është cështje për procedurë, qytetarët ato probleme që i kanë pasur, i kanë trajtuar. Nuk mund të vijoni. Z. Noka nuk mund të vazhdojë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

16:20 / July 31, 2026

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

15:51 / July 31, 2026

Zbardhet propozimi i PD për reformën territoriale me 100 bashki, ja si ndryshon harta e Shqipërisë. Tirana ndahet në 5 pjesë të reja. Kush janë 39 njësite që shtohen?

15:30 / July 31, 2026

GJKKO zbardh vendimin për lirimin e Ilir Beqajt

14:50 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.