Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Taksa për qumështin pluhur/ Përjashtohen nga pagesa kompanitë që vendosin në etiketë sasinë e përdorur!

13:05 / February 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qumesht 641x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompanitë që importojnë apo që prodhojnë në vend do të pagujnë taksa të reja për qumshtin pluhur, kremin e qumshtit, hirrën dhe pijet e homgjenizuara. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Financave për “Taksat Kombëtare”,  të  botuar në Fletoren Zyrtare dhe që tashmë është në fuqi, përcaktohet se taksa për importimin dhe prodhimin e qumështit pluhur është në vlerën 100 lekë/kg.

Taksa për importimin dhe prodhimin e hirrës së qumështit është në vlerën 150 lekë/liter.  Taksa për importimin dhe prodhimin e krem qumështit është në vlerën 150 lekë/liter dhe për importimin dhe prodhimin e pijeve të homogjenizuara është në vlerën 16 lekë/litër.   Megjithatë në udhëzim përcaktohet se përjashtohen nga pagesa e këtyre taksave fabrikat e prodhimit dhe përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, të cilat në etiketën e miratuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kanë të evidentuar sasinë në përqindje të këtyre produkteve që janë trupëzuar në produktin përfundimtar.

Referuar udhëzimit, importuesi e paguan taksën pranë degëve doganore ku kryhen procedurat e çlirimit për qarkullim të lirë, në momentin e kryerjes së këtyre procedurave.  Ndërs për produktet e prodhuara në vend, deklarimi dhe pagesa e taksës në administratën tatimore bëhet nga çdo tatimpagues prodhues së bashku me dorëzimin e deklaratës së taksave kombëtare, brenda datës 15 të muajit pasardhës për muajin paraardhës. Ndërkaq, specifikohet gjithashtu se taksa e karburantit për mjetet lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi, me destinacion përdorimi jashtë ujërave territoriale shqiptare, është në vlerën 40 lekë/litri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Programi i strehimit’/ 4000 kredi të buta për të rinjtë dhe familjet e reja! 100% kredi për shtëpi nëse s’ke kursime

17:30 / November 15, 2026

OSBE vëzhgon drejtësinë: 7 sfida për gjykatat e posaçme

16:02 / November 15, 2026

Tiranë/ Gjendet pa shenja jete në makinë 39-vjeçari, dyshimet e para

15:07 / November 15, 2026

Maratona e Tiranës, në garë edhe personat me aftësi të kufizuara/ Vlerësohen me çmime, Bisha: Sporti është për të gjithë

12:57 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.