Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sali Berisha del hapur kundër vetingut: Do votoj kundër në Kuvend

23:17 / February 3, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sb sb sb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha e ka pranuar hapur se është kundër Vettingut! Edhe pse ndërkombëtarët janë investuar dhe kanë deklaruar se vettingu duhet të vijojë që të shkohet deri në fund pastrimit të drejtësisë, Berisha e thotë me zë të lartë se do të hedh votën e tij kundër në Kuvend, pasi nuk është dakord që të shtyhen afatet.

Ai e cilëson vetingun si mekanizmin më shkatërrimtar të drejtësisë.

“Unë konsideroj vetingun nga lart poshtë si mekanizmin më shkatërrimtar të drejtësisë. Kurrë unë nuk bëhem bashkëfajtor në një akt të shëmtuar që la Shqipërinë të kapur nga narkoekzekutivi, që privoi shqiptarët nga e drejta themelore e një procesi të drejtë gjyqësor, që ka bllokuar investimet e huaja, që po rrit inkriminimin e shoqërisë dhe krimin e organizuar. Para tre vjetësh kur nuk kishte Gjykatë të lartë ishin 35 mijë dosje pa u shqyrtuar dhe sot pas dy vitesh punë të Gjykatës së lartë numri I dosjeve është po 35 mijë. U shkatërrua në mënyrën më të papërgjegjshme një sistem që kishte probleme, por që ishte ky sistem që me burgosjen e banadve bëri futjen e Shqipërisë në NATO.  A e dini ju që një task forcë në atë kohë dërgoi 350 zyrtarë në gjykatë A e dëgjuat ju regjistrimin e Erion Velisë, e bënë SPAK-un në një institucion që e ndërzen kudo.Vota pro zgjatjes së organeve të vetingut është një akt bashkëqeverisjeje”, tha Berisha në një intervistë për emisionin ‘Log’.

Berisha ka hedhur akuza dhe ndaj kryetarit të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, ish-kreun e KED Ardian Dvorani dhe Ervin Pupes në lidhje me vetingun. Sipas ish-kryeministrit dosjet e tyre ruhen në kasafortë.

“Më gjej pak vetingun e Sokol Sadushit, Ardian Dvoranit dhe Ervin Pupes, atë veting e ka bërë KLGJ dhe është krejtësisht i zi,  e mban në kasafortë një Ilir Toska, ata janë për t’u proceduar, janë të gjithë peng të Ramës. Kur i thashë Bashës më thoshte mos e thuaj, po unë e thashë. Unë kam dashur të mbaj interesin publik sepse s’më detyronte të heshtja”, tha Berisha. 

Ndërkombëtarët kanë kërkuar hapur që parlamenti të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e anëtarëve të KPK. Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. Për këtë arsye mazhoranca ka artikuluar se do të kërkojë shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të bashkëpunojnë në këtë aspekt.

Berisha kunder vetingut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.