Zv.ministrja e Financave, Vasilika Vjero ka treguar se në kuadër të planit të veprimit që ka nisur që në muajin Dhjetor në lidhje me mosdeklarimin e pagave reale, kanë nisur dhe kontrollet. Ajo shpjegoi se vetë bizneset kanë filluar të reagojnë duke u rritur numri i atyre kompanive që tashmë bëjnë deklarim të plotë të pagës. Vjero u shpreh se ka individë të cilët posedojnë makina luksi, por që në tatime rezultojnë me paga minimale.
“Është ulur me 27 për qind numri i pozicioneve të punës me pagë minimale.
33 për qind e tatimpaguesve kanë reaguar pozitivisht, duke rritur pagën e tyre për më shumë se 30 për qind të numrit të punonjësve. Mendojmë se kjo është një shifër shumë e mirë.
9 184 lekë është rritja mesatare e pagës për tatimpaguesit që kanë reaguar.
3 për qind kemi rritje të kontributeve e sigurimeve shoqërore dhe 3 për qind në ato shëndetësore.
5 për qind e pozicioneve të punës kanë prezantuar ulje të nivelit të pagës.
Për të gjithë ata tatimpagues që kanë reaguar pozitivisht, administra tatimore do të ketë një vëmendje të vazhdueshme lidhur me deklarimet. Për tatimpaguesit që kanë reaguar, do të vijojë vlerësimi i rriskut dhe kryqëzimi i informacionit nga shumë burime. Nga informacioni që kemi marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rugor, rezuloton se 572 tatimpagues posedojnë mjete luksi, 830 punonjës janë me mjete luksi, por ndërkohë rezultojnë me paga minimale. Më tej ne do të vijojmë me informacionet për të ndërtuar një profil tatimpaguesi me rrisk, i cili më tej do. Pjesë e këtyre kontrolleve do të jenë dhe individët dhe në fillim të muajit të ardhshëm një pjesë e madhe do të ushtrohen nga të gjitha strukturat që janë të përfshira. Ne do të mbetemi të hapur për të komunikuar me mediat për rezultatet që do të kemi”, deklaroi Vjero.
