Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

“Kthjelloni mendjen dhe na tregoni çfarë doni”, Juncker thirrje politikanëve anglezë

17:35 / December 30, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
junker
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti britanik pritet të votojë në dy javët e ardhshme marrëveshjen për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian, por Brukseli i ka kërkuar ligjvënëse britanikë që të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Shefi i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker, tha të dielën se ai personalisht pret që parlamenti të përmbushë dëshirën e shprehur nga populli britanik në vitin 2016, ndërsa druhet se mungesa e mirëkuptimit rreth Brexit do të rihapë një proces tejet të vështirë.

Në një intervistë për gazetën gjermane, “Velt am Zontag”, Junker u shpreh se publiku anglez duhet të kërkojë llogari nga politikanët e vet se përse nuk po votohet marrëveshja e propozuar nga Brukseli në fund të nëntorit.

“Do të bëja një thirrje për politikanët anglezë: kthjelloni mendjen dhe na tregoni çfarë doni. Propozimet tona i keni pasur në tryezë prej muajsh. Kam përshtypjen se shumica e deputetëve anglezë kanë një mungesë të thellë besimi kundrejt BE-së dhe vetë kryeministres angleze, dhe hamendësojnë sikur ne duam ta mbajmë vendin me çdo kusht në BE. Duam vetëm të qartësojmë marrëdhënien tonë në të ardhmen, vetëm kaq”. Tha Junker.

Në fillimin e dhjetorit, kabineti britanik shtyu votimin në parlament të marrëveshjes për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja pasi druhej se shumica e deputetëve do e kundërshtonin.

Kryeministrja Tereza Mej kërkoi sqarime të mëtejshme nga Brukseli mbi planet rreth kufirit irlandez, por përgjigjja që mori ishte se shpjegime më të hollësishme do të jepeshin vetëm pas datës 29 mars 2019, kur vendi zyrtarisht pritet të dalë nga unioni.

Qeveria angleze e ka bërë të njohur ditët e fundit se mosvotimi i marrëveshjes nga parlamenti mund të rrezikojë shanset e Brexit dhe ta përballë vendin me një tjetër referendum si ai i vitit 2016.

Bashkimi europian Brexit Parlamenti britanik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Durana Tech Park”/ Rama: Krijohen mundësi për 5 mijë vende pune

12:55 / April 2, 2025

Britania kërkon të rinegociojë marrëveshjen e Brexit me Brukselin

20:56 / November 4, 2024

CIA: Netanyahu ka dy plane kryesore për Gazën

09:20 / June 8, 2024

Diola Dosti bën publike lidhjen me biznesmenin e njohur

21:54 / March 18, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.