TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

DiCaprio takon Gigi-n me prindërit e tij

23:58 / June 8, 2023

“Nuk ke nevojë ta hapësh çantën”, si është transformuar Aeroporti i Rinasit

23:45 / June 8, 2023

Kurti: Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme

23:38 / June 8, 2023

Karim Benzema mbret në Jeddah, kështu nuk pritën as Cristiano Ronaldon

23:27 / June 8, 2023

Ministrat e Brendshëm të BE-së takohen për të diskutuar planin e emigracionit/ Scholz diskutime private me Melonin

23:19 / June 8, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Pa kategori

“Kthjelloni mendjen dhe na tregoni çfarë doni”, Juncker thirrje politikanëve anglezë

17:35 / December 30, 20182 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Parlamenti britanik pritet të votojë në dy javët e ardhshme marrëveshjen për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian, por Brukseli i ka kërkuar ligjvënëse britanikë që të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Shefi i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker, tha të dielën se ai personalisht pret që parlamenti të përmbushë dëshirën e shprehur nga populli britanik në vitin 2016, ndërsa druhet se mungesa e mirëkuptimit rreth Brexit do të rihapë një proces tejet të vështirë.

Në një intervistë për gazetën gjermane, “Velt am Zontag”, Junker u shpreh se publiku anglez duhet të kërkojë llogari nga politikanët e vet se përse nuk po votohet marrëveshja e propozuar nga Brukseli në fund të nëntorit.

“Do të bëja një thirrje për politikanët anglezë: kthjelloni mendjen dhe na tregoni çfarë doni. Propozimet tona i keni pasur në tryezë prej muajsh. Kam përshtypjen se shumica e deputetëve anglezë kanë një mungesë të thellë besimi kundrejt BE-së dhe vetë kryeministres angleze, dhe hamendësojnë sikur ne duam ta mbajmë vendin me çdo kusht në BE. Duam vetëm të qartësojmë marrëdhënien tonë në të ardhmen, vetëm kaq”. Tha Junker.

Në fillimin e dhjetorit, kabineti britanik shtyu votimin në parlament të marrëveshjes për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja pasi druhej se shumica e deputetëve do e kundërshtonin.

Kryeministrja Tereza Mej kërkoi sqarime të mëtejshme nga Brukseli mbi planet rreth kufirit irlandez, por përgjigjja që mori ishte se shpjegime më të hollësishme do të jepeshin vetëm pas datës 29 mars 2019, kur vendi zyrtarisht pritet të dalë nga unioni.

Qeveria angleze e ka bërë të njohur ditët e fundit se mosvotimi i marrëveshjes nga parlamenti mund të rrezikojë shanset e Brexit dhe ta përballë vendin me një tjetër referendum si ai i vitit 2016.

Bashkimi europian Brexit Parlamenti britanik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Suedia thotë se ‘BE po shkon në drejtim të gabuar’, disa vende mund të ndjekin së shpejti shembullin e Britanisë

22:07 / May 8, 2023

Anëtarësimi në BE, çfarë pritet pas aplikimit të Kosovës?

12:26 / December 15, 2022

Për herë të parë Shqipëria në një forum Evropian! Kongresi Rinor Kombëtar votohet në Forumin Rinor Evropian

18:06 / November 26, 2022

Ikja vijon me shifra të larta, 780 mijë shqiptarë janë me leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së

09:15 / August 16, 2022
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Artan Hoxha plas deklaratën ‘bombë’: Grupet kriminale në Durrës nuk pyesin për qeverinë, i vënë oligarkut pistoletën te veshi

22:11 / June 8, 2023

Deputeti demokrat zbardh skandalet në kryesi: Na kërkonin votim për votim duke i rënë tavolinave e ofenduar, në 32 vite nuk ka ndodhur kurrë…

22:00 / June 8, 2023

Akuzohet për shpërdorim detyre, Vangjush Dako në paraburgimin e Durrësit, në njëjtin vend ku është Koka e Bllako

21:11 / June 8, 2023

“Po ta kisha përballë do bëja vrasjen më të tmerrshme”/ Flet nëna e 22-vjeçares shqiptare që u gjet e murosur nga i dashuri

20:59 / June 8, 2023
Raporto Tani
Te fundit

DiCaprio takon Gigi-n me prindërit e tij

23:58 / June 8, 2023

“Nuk ke nevojë ta hapësh çantën”, si është transformuar Aeroporti i Rinasit

23:45 / June 8, 2023

Kurti: Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme

23:38 / June 8, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.