Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Doza e tretë e vaksinimit anti-Covid, ministria e Shëndetësisë: Efektet anësore që mund të keni

14:50 / February 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shqiperia buzeqesh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të procesit të vaksinimit dhe marrjes së dozës së tretë të vaksinës anti-Covid, Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka publikuar disa nga efektet që mund të pësojë çdo i vaksinuar.

MSHMS përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale bën me dije se doza e tretë e vaksinës ka të njëjtat efekte si dy dozat para.

Ndër të tjera në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale ministria bën apel qytetarëve që të vaksinohen dhe nëse vërtet efektet janë serioze të komunikojnë me mjekun e tyre të familjes.“Efektet anësore pas vaksinimit ndaj Covid 19 me dozën e tretë, janë të ngjashme me efektet që keni pasur gjatë vaksinimit me dy dozat e para. Shenjat që do u shfaqen me dozën e tretë janë, ethe, dhimbje koke, dhimbje e vendit të injektimit, lodhje etj. shumica e efekteve anësore janë të lehta porn ë raste të rralla mund të jenë serioze. Nëse përjetoni efekte anësore serioze kontaktoni me mjekun tuaj”, thuhet në mesazhin e ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me Covid 251 qytetarë dhe kanë humbur jetën 7 persona. Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka shkuar në 2 639 523 qytetarë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.