Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

 Duma: PD po udhëheq situatën, nuk na pengon më asgjë për të shkuar te drejtësia e pastër

13:40 / February 10, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grida duma 770x435 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja demokrate, Grida Duma, foli me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit, teksa në fokus ishte zgjatja e afateve të organeve të Vettingut.

Në fjalën e saj, deputetja Duma deklaroi se njeriu mund të kthehet në specien më të keqe, nëse nuk ka drejtësi.

“Në variantin e vet më të mirë, njeriu është specia e gjallë më fisnike ndër speciet e tjera të gjalla. Por, në variantin e tij më të keq, është specia më e keqe. Njeriu mund të kthehet ndër speciet më të këqija, nëse nuk ka drejtësi. Ajo që e dallon thelbësisht njeriun nga kafsha është drejtësia. një gjë është e ditur, që pavarësisht se sa bërtisni për formula e procedura, drejtësi në Shqipëri nuk ka.

Ose ju jeni të korruptuar deri aty sa nuk vendosni dot drejtësi, ose PD është aq e pastër, sa nuk e kapni dot. Dëgjova dikë këtu që tha se e keni biznesmen kandidatin për Dibrën. Ju thoni sot është lajm i mirë, se s’keni ç’bëni tjetër, se dikush tjetër ua ka vënë kokën në darë. Por lajm i mirë është sot se PD po e udhëheq situatën.
Çlirimi i madh i politikës shqiptare fillon edhe nga këtu sot dhe është një çlirim për të nisur nga drejtësia. Pa drejtësi nuk ka as ekonomi, as mirëqenie, nuk ka në fund të ditës as identitet. Në këtë vend e kemi bërë zakon, një hap para, dy hapa pas. E nisët reformën territoriale si një djallëzi, ku padrejtësisë një fermer, nga të quajturit ‘fshatar’, thonit se është turp dhe tani do të quhen të gjithë qytetarë. Ju e përdorët edhe socializmin.

Më të mirët nuk udhëheqin. Gjithçka bëhet me nepotizëm, në partitë politikë, në administratë, edhe në jetën studentore, ka shkuar në çdo hallkë. Kjo drejtësia që keni thënë ju jo vetëm që harron, por edhe vonon të harrojë që të trajtojë çështjet. Gjykata Kushtetuese nuk dihet sa me mijëra i ka dosjet. Nëse e nisët me atë cinizmin që fshatarët duhet të quhen qytetarë, por që në fakt nuk u quajtën dot as fermerë, sepse askush nuk i ndihmoi të ndërtonin sipërmarrjen e vet. Ju që jeni bërë miliarderë. PD është këtu për të ndërtuar kapitalin e ndershëm. E vetmja gjë që përcakton ligjësitë është drejtësia. Në këtë vend nuk ka kufij, ku ne mund të mirëmerreni vesh. Nga sot e tutje asnjë kompleks nuk na pengon më për të shkuar drejt një drejtësie të pastër”, tha Duma.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ende nuk e kam humbur shpresën”/ EuReporter artikull për kryebashkiakun Veliaj

16:05 / September 13, 2026

Takimi i Ramës në Berat për Territorialen/ Debate në sallë mes kryeministrit, kryebashkiakut të Poliçanit dhe Egla Cenos

15:01 / September 13, 2026

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026

“Nuk do kemi Bord Transparence”, ministrja Ibrahimaj: Vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

12:10 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.