Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“VOA”: Pse duhet zgjatur Vettingu. Vendimi “pro” i demokratëve vjen dy ditë pasi SHBA-BE…

13:52 / February 10, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vettingu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri, i hapet rruga zgjatjes së mandatit të disa institucioneve të Vettingut, Komisionit të Pavrur të Kualifikimit (KPK) dhe Komisionerëve publik, pasi Partia Demokratike vendosi të votojë në favor. Zgjatja e mandatit kërkon ndërhyrje në Kushtetutë, e për pasojë për miratim nevojiten 94 vota, të cilat shumica socialiste, e cila ka bërë dhe propozimin për këtë ndryshim, nuk i ka.

Kritike ndaj reformës në Drejtësi, Partia Demokratike, deri sot kishte shmangur të shprehej për çështjen e zgjatjes së mandatit. Vetëm sot, kryetari demokrat Lulzim Basha, pas një mbledhjeje të grupit të vet parlamentar shpjegoi se vendi nuk ka ende drejtësinë që dëshiron “por do të ishte akoma më keq në qoftë se një proces i nisur me qëllim që të përfundojë me një drejtësi që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar do mbetej në mes dhe kështu do të ndërpritej integrimi europian i vendit”.

Vendimi i demokratëve vjen ndërsa dy ditë më parë , ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Delegacioni i Bashkimit europian, i bënë thirrje deputetëve shqiptarë, përmes një deklarate të përbashkët, që të mbështesin zgjatjen e mandatit të institucioneve të Vettingut, duke nënvizuar se “kjo nuk është çështje partiake. Vota për zgjatjen e vetingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE”.

Sipas legjislacionit në fuqi, në përfundim të mandatit të Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, kompetencat e tij për procesin e rivlerësimit I kalojnë Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për gjykatësit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, (KLP) në rstin e Prokurorisë. Ndërsa funksionet e Komisionerëve publik I kalojnë Prokurorisë së Posaçme. Por siç e vëren dhe Komisioni i Venecias në Opinionin e tij për këtë çështje, një gjë e tillë do të rrezikonte standartet dhe praktikat e ndjekura deri tani.

Për zotin Basha, të dy këshillat janë të kontrolluara politikisht dhe kjo është një arsye më shumë për të mbështetur zgjatjen e mandatit të institucioneve të Vettingut. “KLGJ-ja dhe KLP-ja, janë të kapura nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Të paktën në rastin e vetingut sipas komisioneve, ndonëse dhe aty ndodhen pinjollë qeveritarë, ka një monitorim ndërkombëtar, ka të paktën dy anëtarë, njëri tashmë i pezulluar dhe tjetri para drejtësisë, ka një garanci më shumë”, u shpreh ai.

Aktualisht afati i funksionimit të institucioneve të Vettingut është qershori i këtij viti, por sipas përllogaritjeve, deri në atë periudhë, më shumë se 25 përqind e prokurorëve dhe gjyqtarëve, nuk do i janë nënshtruar ende rivlerësimit. Sipas propozimit, ky afat duhet të shtyhet deri në fund të vitit 2024. /VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PS reagon pas debatit për hartën e re territoriale, mohon zhdukjen e 15 bashkive! Ja sqarimi zyrtar

17:34 / July 30, 2026

“Me ligj e jo vetëm me zakon”, Rama: Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve” për një familje në Theth

16:46 / July 30, 2026

Reforma territoriale, Tirana News siguron draftin e PS-së. Shkrihen 15 bashki, mbeten 12 qarqe! Qyteti nivel i ri qeverisës, Rinasi i shtohet Tiranës

15:35 / July 30, 2026

Agron Shehaj “vodhi” dokumentin sekret në Kuvend, kreu i SPAK: Ka një kallëzim penal, kemi nisur verifikimet

15:12 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.