Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kryemadhi: Dosjes së inceneratorëve do t’i bashkohet ajo e ujësjellësit!

21:19 / February 10, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Monika Kryemadhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në emisionin “Frontline” foli për aferën e inceneratorëve.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Kryemadhi tha përveç aferës së incenratorëve, do të ketë edhe një tjetër dosje denoncuese, ajo e ujësjellësit.

Denoncime të forta ka bërë Kryemadhi mbrëmjen e sotme në “Frontline”, ndërsa theksoi se qytetarët shqiptarë sot kanë nevojë për një drejtësi që nuk lejon që ata të grabiten.

Pjesë nga bisedë në studio:

Kryemadhi: 1.4 milionë dollarë ka marrë për tre muaj. Si i ka bërë kjo këto punime me dy punëtorë. Duke hetuar më del që zonja ka fituar një projekt në AZHBR për ndërtim kantinë verë dhe makineri. Projektet në AZHBR që t’i marrësh ose duhet të jesh nën moshën 30-vjeç dhe ndërkohë vetë BE nuk të lejon që të stimulosh gjërat e fryra.

Pyetje: BE i ka vënë re këto shpërndarje këto? Do përgatisni diçka për zonjën Frida Krifca?

Kryemadhi: Shkojmë tek Alqi Bllako. Kjo zonja ka blerë kantinë verë dhe AZHBR nuk t’i japë paratë nëse nuk i thua për çfarë i do… 1.4 milion kjo zonja i ka bërë nga ujësjellësi i Fierit. Shohim që ka blerë një kantinë vere…Zonja e çon në tv vetë kantinën dhe ajo e ka deklaruar 2.2 milionë, në fakt është blerë 700  milionë lekë. Do të thoni çfarë faji ka Frida Krifca këtu? Gjëja e parë është që kjo zonja që ka blerë këtë kantinë e verës tek sili SHPK, çfarë kompanie është sili shpk? Kjo kantinë që është blerë 700 mijë dollarë, i është shitur zonjës një fjalë për 2.3 milionë dollarë.  Jo pa qëllim ne themi ndiq paranë. Rasti i AZHBR është shumë i rëndë. Kjo është një skemë e pastrimit të parave, kjo kompania e verës , ku është e ndërtuar a e ka bërë prezentë zonja Krifca?

Ju keni bërë verifikimet, çfarë do të bëni i keni dorëzuar në SPAK?

Kryemadhi: Thelbi është Edi Rama me gjithë korrupsionin e tij. Firma Lala ka marrë vetëm nga ujësjellësi tendera me 11 milionë dollarë. Tani do të jetë edhe dosja e ujësjellësit në kohën që drejtohen në Alqi Bllako. 11 milionë dollarët e marrë janë shpërndarë…

Pyetje: Aksioni që do të ndërmerrni?

Kryemadhi: Do t’i shkojmë deri në fund, ia kemi bashkangjitur dosjes së inceneratorëve, do të vijë edhe dosja e ujësjellësit. janë 10 miliardë të zhdukura vetëm nga ujësjellësi dhe shqiptarët nuk kanë ujë. Është Edi Rama që i lëviz fijet dhe pastaj SPAK, Gjykatës i mbyllet goja. Hedhim në treg Saimir Tahirin, mbajnë nën presion gjithë skemën e inceneratorëve… Sot sekuestrohet inceneratori i Elbasanrit, po jo ai i Tiranës dhe i Fierit….Gjëmo paranë dhe gjen fajtorin… Një rast tjetër është për evazionin fiskal…  Ne sot duhet të votonin që t’i jepnim SPAK më shumë staf dhe kapacitete sepse një prokuror s’mund të ndjekë gjithë këto çështje…Sot qytetarët kanë më shumë nevojë, jo për të parë politikanë në burg, por për të mos i lejuar që ata t’i grabisin. Nuk duhet të lejojmë as Alqi Bllakon as Frida Krifcën as Edi Ramën dhe askënd tjetër të grabisë qytetarët… Kryeministri ynë është non-grata për popullin e vet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, Spahia: Shërbimi i radhës ndaj Vuçiçit nga Rama

13:09 / July 30, 2026

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ Bislimi: Berisha e Kurti përfaqësojnë frymën lindore, populli po ndahet prej tyre

21:08 / July 29, 2026

Rama publikon raportin e AMA për mbulimin mediatik të partive politike: Fakte kokëforta, Shqipëria s’ka lidhje me autokracitë apo kinse regjimet

20:42 / July 29, 2026

Rama intervistë për “Channel 4”: Projekti në Zvërnec do ta rigjenerojë zonën, protestat na shërbejnë për reflektim

13:45 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.