Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Motra e 47-vjeçares që u gjet me fytin e prerë: Prona i hëngri kokën. Djali donte të shiste…

13:37 / February 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2008222
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E rëndë është ngjarja që sjell në vëmendje emisionin “Me Zemër të Hapur”.

Motra e Violeta Gurraj ka rrëfyer momente të vështira të jetës së motrës së saj, 47-vjeçares që u gjet e pajetë në banesë me fyt të prerë.

Motra e 47-vjeçares, u shpreh se dyshuese për nipin e saj, duke treguar se ai ka pasur një konflikt me nënën për çështje prone.

Djali i Violeta Gurraj , Franc Gurraj kishte borxh 10 mirë euro dhe për këtë kërkonte  tokën për ta shitur, por kjo gjë nuk është pranuar nga e ëma e tij.

Motra e 47-vjeçares kërkon që të zbardhet e vërteta dhe autori të marrë dënimin e merituar.

Pjesë nga biseda në studio:

Mund të arrijë një djalë të vrasi nënën?

Motra: Në atë shtëpi është hyrë me çelësa sepse nuk kishte derë të prishur. Ajo nuk kishte besim tek njeri…

Sa ditë kishe t’i që e telefonojë motrën?

Motra: Kisha dy ditë që e telefonoja, që e kërkoja. Kisha disa probleme të miat familjare,. Kisha një tre ditë pa folur. Nëse do të gjendej telefoni të gjithë do të dëgjonin, se ka folur për fëmijët. Ajo thonte se djali i saj nuk mund të arrijë deri në atë pikë sa ta kërcënojë… Më lajmëroi një grua që punonte motra atyre se motra nuk po bëhej e gjallë. Punonte 12-13 orë në ditë. Nuk lejoj njeri të thonte se ka probleme psikologjike sepse ka letra psikologjike.

Ajo ka lënë një amanet tek prifti. Ajo shkonte shumë te prifti…Emrin nuk e nxjerr dot…Amaneti i saj është nuk dua njeri nga fisi i burrit dhe as nga krahu tjetër, vetëm motrën…

Sa kohë më parë është rrëfyer?

Motra: Ajo rrëfehej shpesh.

Përse nuk gjendet telefoni celular?

Motra: Ai telefon mund të zbulojë shumë gjëra…Si mund të vrasë veten me thikë. Mund të pinte diçka… urrejtja për të ka qenë në maksimum, por edhe ndaj meje…Unë besoj që motrës time i ka hëngër kokën prona, sidomos fisi i burrit.

Ta kishte shprehur motra shqetësimin për çështjen e pronës?

Motra: Po . Ma kërkon djali më tha…Para se të më vdiste motra djalin e takova. Më tha do shes tokën se kam 10 mijë euro borxh…Katër ditë para se të vdiste ka qenë në lagjen ku jemi lindur se kishte vdekur një grua.

Jeni interesuar për ekspertizën?

Motra: Unë nuk dua të akuzoj njeri, por edhe sa vite duhet të pres. Dje isha në prokurori më tha kur të mbyllen hetimet.

A janë marrë shenjat e gishtave të dyerve?

Motra: Shenja gishtash ka.

Ti dyshon që është nipi?

Motra: Unë dyshoj nipi nga mesazhet, nga torturat që mi ka bërë motrës për së gjalli. Sot i them që unë dyshoj, vetëm kaq.

E ke pyetur nipin se ku dyshon ai vetë për vrasjen e nënës?

Motra: Më tha do e kërkoj kur të paguaj lekët që kam borxh.

Nëse t’i e akuzon, në çfarë momenti mund ta ketë kryer?

Motra: Kur të dojë. Në arrest shtëpi ai djalë ka shëtitur i lirë. Ishim në kafe ne. Dilte i ri, tani nuk e di si i ka problemet me ligji.

Po marrëdhënia me vajzat si ishte?

Motra: Ata i larguan. Por që ditën që morën vesh vdekjen e nënës nuk i pushojnë lotët.

T’i akuzon vëllain e tyre, si reagojnë ata?

Motra: Unë i kam thënë dua të vërtetën, unë dua në burg atë që më vrau motrën, më vrau mua, vrau vajzat e motrës time…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.