Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“Luftojnë” Napoli-Inter, “fiton” Milan (VIDEO)

20:09 / February 12, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
inter napoli
Napoli-Inter 1-1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është mbyllur në barazim sfida mes Napolit dhe Interit. Edhe pse ndeshja kishte shumë raste, përsëri skuadrat nuk shkuan më shumë se rezultati 1-1.

Napoletanët e nisën vrullshëm sfidën dhe arritën të kalonin në avantazh që në minutën e 7-të. De Vrij ndërhyri brenda zonës në mënyrë të parregullt ndaj sulmuesit Osimhen dhe pas konsultimit me VAR-in, arbitri akordoi penallti. Nga pika e bardhë kapiteni Lorenzo Insigne u tregua i saktë. Në pjesën e parë vendasit ishin më kërkues dhe patën disa raste për të shënuar, ndërsa zikaltrit nuk arritën të ishin të rrezikshëm.

Në pjesën e dytë Interi barazoi rezultatin me Edin Dzeko. Sulmuesi boshnjak përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe shënoi golin e barazimit. Minutat e mbetura prodhuan disa raste, por rezultati nuk ndryshoi.

Me këtë barazim Interi mbetet në vendin e parë me 54 pikë dhe Napoli në të dytin me 1 pikë më pak. Megjithatë Milani mund të marrë kryesimin sepse ndodhen në kuotën e 52 pikëve dhe një fitore ndaj Sampdorias do t’i “katapultonte” në krye të Serisë A.

inter napoli serie a tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026

Momente paniku, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

21:00 / November 2, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.